AKTUALITET, 12 Tetor 2021, 20:09

Emrat/ Sherr me thika mes dy personave në Vlorë, të dy përfundojnë në spital të plagosur!

Emrat/ Sherr me thika mes dy personave në Vlorë, të dy

Një sherr mes dy personave në qytetin e Vlorës ka përfunduar më përdorimin e armëve të ftohta dhe plagosjen e tyre.

Sipas njoftimit të policisë, në sherr janë përfshirë 63-vjeçari Kujtim Saliaj dhe 48-vjeçari Jetnor Hoxha të dy banues në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “24 maji” teksa mësohet se ata kanë përdorur thika.

Si pasojë e konfliktit, të dy personat e përfshirë kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.

Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.