AKTUALITET, 12 Tetor 2021, 18:49

“E ka kapur një frikë e tmerrshme” Berisha për Bashën: Pengu i pashpresë , nuk mund të jetë zot shëpie!

“E ka kapur një frikë e tmerrshme” Berisha për

Ish kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur takimin e rradhës së “Foltores” në Kukës, ku ka bashkëbiseduar me bazën e Partisë Demokratike.

Berisha është pritur nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh.

Ai e ka quajtur Lulzim Bashën sërish “ish kryetar të partisë”, të cilin “e ka kapur një frikë e tmerrshme nga baza”.

Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish kryetarin, e ka kap një frikë e tmerrshme nga ju. Nuk ju takon. Merr vendime nga zyra, të gjitha nga frika. Së fundmi tha përjashtova Flamur Nokën. Por dy gjëra do ju them. Në mënyrë absolute, asnjë prej jush, as unë dhe askush nga ju, nuk i ka faj për frikën që i ka hyrë. E ka vetë. Ato i ka vetë, vetë është peng, i pashpresë çështë e vërteta. Ndaj dhe imagjinoni, a mund të jetë zot shtëpie ai, që ka frikë nga gratë dhe burrat e shtëpisë? Duhet të ikë sa më parë.”

Berisha tha se çdokush që kërkon të formojë fraksione në PD, do të jetë i mirëpritur dhe bëri thirrje që demokratët të firmosin formularin për mbajtjen e Kuvendit të PD-së.

Cilido është i mirëpritur të krijojë fraksionin, është i mirëpritur. Nuk kemi frikë nga liria. Janë të mirëseardhur. Kush të dojë ti krijojë, sipas rregullit. Ne do e bëjmë këtë parti, shumë herë më demokratike sesa ka qenë ajo. Do ta lartësojmë në nivelin e idealeve tona. Sot, pas 30 vitesh jemi 30 herë më të ditur, më të aftë, më të zotë, për ta shndërruar PD-në në shtëpinë e vërtetë të lirisë, të burrave dhe grave të ndershëm shqiptarë.

Dua t’i përshëndes në emrin tuaj, ata mijëra delegatë dhe delegate, që kanë firmosur mbledhjen e kuvendit kombëtar. Ai Kuvend, do të rikthejë në këtë forcë politike, të gjithë forcën që ka liria, shpirti i lirë i shqiptarëve. Ju ftoj të firmosni formularin kudo që jeni“, tha ndër të tjera Berisha.