Gazetari Gjergj Erebara tha se e sheh si problem financimin e fesë nga buxheti i shtetit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Erebara tha se feja duhet të financohet vetëm nga besimtarët e vet.
“Ka një problem që shteti financon fenë dhe mua më shqetëson kjo. Feja duhet të financohet vetëm nga besimtarët e vet dhe jo se kam ndonjë problem për aq para sa i jep buxheti i shtetit për fenë por kam problem që feja pas kësaj do të jetë në varësinë e shtetit”, tha Erebara.