X

I infektuar me Covid-19, ndërron jetë profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv mjeku hematolog Arjan Pushi, i cili u infektua nga Covid-19 dhe ndodhej i shtruar prej pak ditësh i shtruar në spital.

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan:

Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.
Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.

U prehsh në paqe Profesor Prushi!

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Milot-Fier, “gjylja e fundit” e premtimeve bombastike dhe afera e radhës

Nga Klodian Tomorri Projekti i rrugës Milot- Fier është "gjylja e fundit" e premtimeve bombastike në infrastrukturë pas ëndrrave 3D...

Close