X
Haradinaj: Po të ishim pyetur, do të paguanim nga buxheti i Kosovës për “Rrugën e Kombit”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ka komentuar vendosjen e tarifës në “Rrugën e Kombit” nga qeveria shqiptare. Haradinaj e ka konsideruar mjaft të lartë taksën dhe ka deklaruar se Kosova do të ishte e gatshme të paguante nga buxheti i shtetit për të dhënë kontribut për mirëmbajtjen e kësaj.