X
Saimir Tahiri i lirë, gjykata shfuqizon masën e arrestit shtëpiak

Gjykata e Apelit ka vendosur heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpiak për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia u shpreh se gjykata e Apelit  shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që detyronte Tahirin të qëndronte në banesën e tij. “Përfundimisht Saimir Tahiri është pa masë sigurie“, u shpreh Maks Haxhia..