X
Saimir Tahiri i lirë, gjykata shfuqizon masën e arrestit shtëpiak

Gjykata e Apelit ka vendosur heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpiak për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia u shpreh se gjykata e Apelit  shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që detyronte Tahirin të qëndronte në banesën e tij. “Përfundimisht Saimir Tahiri është pa masë sigurie“, u shpreh Maks Haxhia..

“Zbërthethet” Ministri Xhafaj, nga “financieri” i Habilajve te Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emision Studio e Hapur, në News 24 përball gazetares Eni Vasili, ku ka folur dhe për çështjen Tahiri. Sipas tij kjo çështje ka pasur rëndësinë e saj në imazhin e maxhorancës, dhe pranoi që hetimi i Tahirit, ka lëkundur pak maxhorancën. “Ndërkohë që çështja është në hetim.