X
Solis: Këta u japin 30 milionë tenderave, 3.9 milionë për vaksinat

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis deklaroi se qeveria shqiptare nuk di të bëjë as negociata në mënyrë që Shqipëria të marrë vaksinën në kohën e duhur. I ftuar në emisionin “Opinion”, Solis tha se këta japin 30 milionë euro për tendera, ndërsa 3.9 milion dollarë paguajnë për vaksinën. “Këta nuk bëjnë dot negociata, 30 mln euro tenderat dhe 3.9 milionë.

Numri 2 i qeverisë, Braçe denoncon në Instagram ata që rrinë pa maska në lokal

Edhe Zëvendëskryeministri Erjon Braçe bën një video-denoncim për ata që nuk mbajnë maskat. Ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal për qejf  të tyre. Është një video e së shtunës mbrëma në veri të Shqipërisë ku disa persona po shohin një ndeshje futbolli ulur.

Pas rekordit të sotëm të viktimave, Basha: Shifrat që fsheh Rama janë më keq

“Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq”, ky është reagimi i kreut të Partisë Demokratike për shifrat e larta të viktimave të pandemisë, që u regjistruan sot. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u shënuan 19 viktima nga Coronavirusi. Ai i referohet edhe takimit që zhvilloi me një grup mjekësh. Postimi i Bashës:.

Italia iu kthehet shifrave të frikshme të Covid-it, 853 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar 23 mijë e 232 raste ditore me Coronavirus. Gjatë kësaj kohe, 853  persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Në total, numri i të infektuarve ka shkuar në 1 milionë e 455 mijë e 22 persona. Po ashtu, brenda ditës, si pasojë e Covid-19,  853 persona humbën jetën, ndërsa totali i.

Covid-19 nuk ndalet, 19 humbje jete në 24 orë, 744 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë deklaron se ka bërë 2.505 testime, ku janë shënuar 744 raste të reja në 24 orët e fundit. Në këtë interval kanë humbur jetën 19 pacientë. Njoftimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë.

Basha: Rama ka qëllim politik për t’a mbajtur të ulët numrin e infeksioneve

Gjithçka do të hetohet ligjërisht, sipas Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha,  kushdo ka përgjegjësi, do të vijë koha që edhe për pandeminë do të nxirren përgjegjësitë, ligjore, politike e morale. Por, tani vijon Basha, është koha për të marrë përgjegjësi për të përballuar situatën. Në tryezën e organizuar me mjekët që po përballen me COVID-19 si dhe për të sqaruar.

Bilanc i rëndë në Kosovë, virusi u merr jetën 13 vetëve, shënohen 609 raste të reja

Virusi i rrezikshëm u ka marrë jetën 13 pacientëve në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se në këto 24 orë janë regjistruar 609 raste të reja me koronavirus. Njoftimi i plotë: 1.590 TESTIME, 350 TË SHËRUAR DHE 609 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me.

Fshehja e viktimave të covid, Rama do të përgjigjet edhe në Kuvend

Kryeministri Edi Rama do të japë shpjegime të tjera për akuzat mbi fshehjen e numrit të viktimave të Covid-19. Për këtë është thirrur në interpelancë pasnesër, në Kuvendin e Shqipërisë. Për shkak të Covid-19, u pezullua seanca plenare për një javë, ndërsa Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i bëri një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve për të bërë një interpretim.

Rikthehen gjobat masive për mosvënien e maskës, ndëshkohen 512 qytetarë

Policia u rikthehet gjobave për maskat. Raportohet se janë 512 qytetarëve që e kanë pësuar se nuk respektojnë masat anti-Covid. Siç raporton vetë Policia, në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3 mijë lekë të rinj 512 qytetarë. Sipas Policisë: “Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i.

Covid-19/ Mbyllet për herë të dytë Gjykata e Elbasanit

Mbyllet për herë të dytë Gjykata e Elbasanit, pasi katër gjyqtarë dhe tre sekretare janë infektuar me koronavirus. Pas simptomave, gjyqtarët dhe sekretaret kanë bërë tamponin, që ka rezultuar pozitiv. Të gjithë aktualisht janë të karantinuar në shtëpi duke vijuar mjekimin për të mposhtur virusin.Kjo ka bërë që gjykata e Elbasanit të rimbyllet, kryhen vetëm masat e sigurimit. Ndërkohë Vlora.