POLITIKA E PRIVATËSISË

TPZ.al garanton të gjithë vizitorët e web faqes, se mbron të dhënat personale në përputhje me ligjin, “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE” nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (të ndryshuar).

Çdo përdorues pas regjistrimit deklaron se është i njohur dhe pajtohet me Politikën e Privatësisë sonë. Informacioni që mbërrin në serverin e TPZ.al, implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta, për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave. Me plotësimin e aplikimit online, në rastet ku përdoruesit i kërkohet, emri, IP, ky i fundit deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë, vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale, ndërsa në çdo moment i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë TPZ.al, të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë korigjimin e tyre. Duke dashur që bashkëpunimi ynë, të jetë i besueshëm, efiçent dhe transparent, dëshirojmë të garantojmë çdo vizitor të faqes, se TPZ.al mbështetet, vlerëson dhe garanton maksimalisht mbrojtjen e të dhënave personale.