VIDEO/ Gjashtë policë “mësyjnë” aktivitetin e LSI-së, Kryemadhi: Merruni me bandat e Elbasanit!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim në Elbasan, kur një grup policësh janë afruar për t’i ndaluar aktivitetin, me pretendimin se nuk lejohen më shumë se 10 vetë dhe se duhet vendosur maska. Kryemadhi e ka ftuar grupin e përbërë nga plotë gjashtë policë, që të luftojnë bandat dhe krimin e organizuar në qytetin e Elbasanit, pastaj.