X
Avokati i ditur Ngjela: Berisha ka ikur, tani Amerika do të varrosë edhe Edi Ramën

Mbrëmë pas mesnate, avokati ynë, shumë i njohur, por mbi të gjitha me dituri të shumta, zëdhënësi i FBI-së  dhe i politikës Amerikane në Shqipëri dhe Ballkan, Spartak Ngjela, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, lajmëroi popullin shqiptar, në rajon dhe më gjerë, për atë që pritet të ndodhë në orët e ardhëshme..

Fluturon, fluturon, fluturon gomari…? Jo, Rudina Hajdari

Sapo u zgjodh kryetare e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë, Rudina Hajdari, bëri një deklaratë, që i la me gojë hapur të gjithë parlamentarët dhe sidomos Gramoz Ruçin, që ka lart mbi 50 vjet, që nuk habitet nga asnjë ngjarje e kësaj bote. -Ditën e hënë më datë 6 maj, humbën jetën 3 ushtarakë shqiptarë në Letoni, gjatë.

Elisa Spiropali bën thirrje për ruajtjen e shëndetit të popullit shqiptar

Zëdhënësja e qeverisë, zonja Elisa Spiropali, bën me dije se ka zhvilluar një takim me drejtorin e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Dr. Raul Gonzalez Montero. – Shëndeti është i pari, ndaj edhe bisedën e fokusuam në këtë temë të rëndësishme, – shkruan zonja Elisë. Përmirësimi i shëndetit, si një çështje komplekse, kërkon përfshirjen e të gjithë.

Blendi Fevziu në Manila të Filipineve, viziton berberhanen e të varfërve

Blendi Fevziu mbërriti dje në mesditë në kryeqytetin e Filipineve, Manila. Në një udhëtim të shkurtër, nga El Nido në Manila, që zgjati vetëm një orë e njëzetë minuta, moderatori i famshëm mbërriti në një nga hotelet luksoze të kryeqytetit. Pasi pushoi dy orë e tridhjetë minuta, Fevziu zbriti në recepsion dhe pyeti sportelisten, se cila ishte lagjia më e.

Pritje madhështore e Fevziut në Filipine dhe grindja në telefon me Sandrin

48 orë më parë, moderatori i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, zbriti në aeroportin “El Nido”, të ishullit Palawan, në Filipine të Azisë Juglindore. Megjithëse ishull-provinca, El Nido, ka një popullësi shumë të vogël, me vetëm 46,606 banorë, rreth 2500 prej tyre, nën drejtimin e Presidentit të Bujtinave, Resorteve dhe Hoteleve, Henri Fernandez,.

Elisa Spiropali, bën copa copa zv Ministren e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve

Sapo u kthye nga Gjermania, bashkë me dosjen e madhe të sukseseve të Rilindjes, nën sqetull, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, thirri me urgjencë në takim, zëvendësministren hëm të arsimit, hëm të rinisë, hëm të sporteve, që i rrinë shumë bukur bikinitë, zonjushën Lorena Haxhiu. – Të kam thirrur, që të të them… – Urdhëro zonja Elisë, më thuaj çfarë.

LAJM I MADH/ Angela Merkel takon Elisa Spiropalin (foto)

Elisa Spiropali ishte sot në qiellin e shtatë. “Takova supergruan e mbarëbotës”, lajmëroi ajo në rrjetet sociale. “Ndaj me ju këtë foto me kancelaren Merkel”, lajmëron Elisa, mbarë botën shqiptare. “Pata fatin ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër me interes të madh! Jam shumë e mbresuar nga qartësia dhe njohuria e saj, deri në detaje, mbi situatën në Shqipëri.

Elisa Spiropali sheh në ëndërr, Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe tmerrohet

Në orën 06:00, të mëngjesit të sotëm, Elisa Spiropali, u ngrit shumë e tronditur, e trembur deri në palcë dhe me dhimbje të forta koke. E gjitha kjo kishte ndodhur, për shkak të një ëndrre, që e kishte lënë pothuajse gjithë natën pa gjumë. Fiks në orën 02:00, pas mesnate, Elisës tonë, i kishte dalë në ëndërr Gjergj Kastriot Skënderbeu..

Doktori i Filozofisë Taulant Balla, alias “Sokrati i Librazhdit”, zbulon se kujt i shërben Astrit Patozi

Sot në Parlamentin e Shqipërisë, Doktori i Filozofisë, doktoruar në Rumani, i mbiquajtur “Sokrati i Librazhdit”, Taulant Balla, ka bërë një zbulim të thellë, që ka lënë me gojë hapur jo vetëm deputetët e mazhorancës, por edhe deputetët e opozitës së re, që nuk habiten kurrë në këtë botë, sepse nuk ju funksionon mekanizmi i habisë. Doktori i Filozofisë, ka.

Fluturon avokati i ndritur Ngjela: Pika më e nxehtë e konfliktit ruso-amerikan është Shqipëria

Avokati shumë i njohur dhe shumë i ditur, Spartak Ngjela, i hedh statuset e veta në rrjetet sociale, në orët e vona të natës. – Kjo vonesë vjen, – shprehet ai, sepse në këtë orë është piku i punës në administratën e lartë amerikane, dhe unë përpara se të shkruaj konsultohem patjetër me ta. Dhe pikërisht, në orët e vona.