X
Kaubojsi viziton Shtëpinë e Bardhë

Kandidati për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, i njohur si “Kaubojsi”, ka vizituar Shtëpinë e Bardhë. Ndryshe nga politikanët e tjerë shqiptarë, si Edi Rama apo Lulzim Basha, që kanë hedhur para të madhe, për të bërë një fotografi me Barack Obamën, apo Donald Trumpin, Kaubojsi ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë dhe më të ndershme. Ai thjesht është paraqitur.

Sihariq i madh i avokatit të ndritur: Po krijohet Arbëria e re…

Avokati i ditur dhe i ndritur, Spartak Ngjela, ka dhënë sot një nga sihariqet më të mëdha për mbarë botën shqiptare. Tani, – thotë ai, po rikrijohet Arbëria e re. Duket që vetë avokati do të jetë krijuesi kryesor i këtij shteti të ri, ku në qendër do të jetë Shqipëria dhe Kosova. Kujtojmë që Principata e Arbërit, ose Arbëria,.

Artur Zheji: Ben Blushi, kryeministër provizor

Moderatori shumë i njohur i emisionit të të gjitha gradëve, Artur Zheji, ka hedhur dyshime serioze se kryeministri provizor i qeverisë tranzitore, do të jetë Ben Blushi. Gjithë këtë përcaktim, ai e bën për faktin se Blushi është parë sëbashku me Samir Manen, duke hyrë në derën e pasme të Kryeministrisë. Kriza e madhe që ka pushtuar vendin, është në.

Avokati i ndritur Ngjela: Fjalimi i Rudina Hajdarit, mendimi i Shtetit Amerikan

Zëdhënësi i vetëshpallur i FBI-së dhe hera herës edhe i qeverisë amerikane,  Spartak Ngjela, ka bërë mbrëmë në mesnatë, deklaratën e rradhës. Nëpërmjet statusit të vet, avokati shumë i njohur dhe siç e kemi theksuar edhe shumë i ditur, ka thënë se fjalimi i djeshëm i Rudina Hajdarit, do të jetë edhe mendimi i Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan,.

E bujshme/ Nga Afrika Lindore, Fevziu lëshohet drejt Afrikës Perëndimore

Bëhemi me dije, se një zhvillim i papritur dhe i çuditshëm, ka ndodhur në axhendën dhe lëvizjen e Fevziut në Afrikë. Kur pritej që dje, ai të ngrysej në atdhe dhe të vijonte punën, befas rrjetet sociale ku lëviz Fevziu, njoftuan se moderatori i njohur, nga Afrika Lindore, për rreth gjashtë orë udhëtim, mbërriti në zemër të  Afrikës Perëndimore, në.

E gjithë Afrika Lindore, pret e gëzuar Blendi Fevziun

Pas vizitës shumë të suksesshme, tre javë më parë në Amerikën Latine, moderatori më i famshëm në Shqipëri, rajon dhe më gjerë, Blendi Fevziu, fundjavën që lamë pas, u hodh në Afrikën Lindore. Në fillim, Fevziu zbriti në aeroportin “Jomo Kenyatta International Airport”, në Nairobi të Kenias. Është për tu theksuar, se në këtë udhëtim, ndryshe nga herët e tjera,.

Zbulohen syzet e rralla dhe të spikatura të Bamir Topit (VIDEO)

Pak kohë më parë, ish presidenti Bamir Topi, ka bërë të ditur, madhështinë dhe sidomos veçantinë e syzeve të diellit, që ai disponon. Në një intervistë në mes të ullishtes së banesës së tij, ish presidenti Topi, i ka deklaruar gazetares Bieta Sulo, se këto syze të rralla i shkojnë shumë formatit të tij. Mendohet se syzet e Bamir Topit.

Zbulohet telefonata e Ramës me Armando Dukën: Dua të jem trajner i Kombëtares!

Një telefonatë e papritur, ka mbërritur sot herët në mëngjes, pranë Anëtarit të Kryesisë së UEFA-s dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, zotni Armando Dukës. – Edi Rama jam, – ka thënë telefonuesi. – Urdhëro zoti kryeministër, Mondi jam. – Mondo, të mora për këtë punën e trajnerit të Kombëtares. Sikur ta merrja unë edhe këtë punë? Kam luajtur.

Avokati i ditur Ngjela: Pa dalë pranvera, fillon goditja penale

Njoftohemi se avokati i shumënjohur dhe i shumëditur, Spartak Ngjela, ka bërë një parashikim të rrallë stinor, nga ato që di të bëjë vetëm avokati. Ai thotë që deri në fund të majit, do të bëhet goditja e madhe penale, ndaj të gjithë të korruptuarve, veçanërisht ndaj krerëve të Partisë Demokratike. Avokati tregon që naiviteti i vetflijimit të Berishës dhe.

Kaubojsi: Erion Veliaj është edhe njeri edhe hardhucë, përdhunon edhe pemët

Bëhemi me dije se të vetmet qytete, ku ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet lokale, janë Lezha dhe Tirana. Duket se kjo fushatë, më e ashpër do të zhvillohet në qytetin e Lezhës, ku kandidati i vetëshpallur, Eduart Ndocaj, do të garojë përballë kandidatit socialist Pjerin Ndreu. Pasi e ka sulmuar disa ditë më parë Pjerin Ndreun, duke e konsideruar.