
Koronavirusi, sa vjen dhe po e çon botën drejt hapësirave të frikshme. Pas zhdukjes, humbjes, apo largqoftë edhe vdekjes, të liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Yong-un, vjen edhe zhdukja, apo humbja e papritur e biznesmen-politikanit të njohur kosovar, Behgjet Pacollit. Kjo ndodh, pikërisht në kohën kur plaku me shkop, Isa Mustafa, po përpiqet të krijojë në Kosovë, një.
Koronavirusi, sa vjen dhe po e ndryshon këtë botë, në mënyrë ekstreme. Një ngjarje e rrallë, në kufijtë e ekstremitetit, ka ndodhur edhe me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të atdheut tonë të dashur. Gazetari, shkrimtari, udhëtari i mbarë botës dhe moderatori i famshëm, Blendi Fevziu, ka bërë një zbulim shokues, që ka tronditur jo vetëm të madh e të.
Koronavirusi, sa vjen dhe po krijon situata nga më të çuditshmet. Më konkretisht, stafi elektoral i Presidentit Donald Trump, ka kërkuar ndihmën e sondazhistit të njohur shqiptar, Eduard Zaloshnja. Ky staf, kërkon që Zaloshnja, të bëjë një sondazh, ku Trumpi të fitojë 68,2% të votave, të mbarë popullit amerikan. E gjithë kjo kërkesë e habitshme, ka ndodhur për arsyen e.
Si sot, në 21 prill 1959, pra 61 vjet më parë, ka lindur kryetari i Partisë Zgjidhja të Shqipërisë, zotni Koço Kokëdhima. Zotni Koço, lindi në Qeparo të Himarës, qarku i Vlorës dhe jeta e tij, siç edhe e njohin pothuajse të gjithë shqiptarët, është e mbushur plot e përplot, me suksese dhe lavdi, në të dy kohët, si në.
Ish gazetarit të kronikës së zezë, anëtarit të Komitetit Qëndror të Rilindjes, poseduesit të aksioneve bankare dhe ideatorit të binjakëzimit të Shkumbinit me Lazion, Alfred Pezës, i ka rënë mbi kokë, në këtë kohë koronavirusi, një mutacion shumë i thellë. I gjithë ky mutacion i paparë, ka shkaktuar brenda Fredit tonë, një rritje ekstreme të qelizave bythëlëpirëse, për liderin tonë.
Drejtori i luftës, OSBE-së dhe i shtet-rrethimit, Edi Rama, i zemëruar në kulm, thirri sot në orën 15:00, urgjent në video call, Ministreshën e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, Ministrin e Tërmeteve, Koronavirusit dhe fatkeqësive të tjera, që do të vijnë, Arben Ahmetajn dhe njëkohësisht mjekun e famshëm të ditëve të sotme, zotni Pëllumb Piperon. Korespodenti i rubrikës tonë satirike, “Tej e.
Kryeministri Edi Rama, ka telefonuar sot në mesditë, doktorin e famshëm të infeksioneve dhe viruseve bashkë, zotni Pëllumb Piperon. Sipas korespodentit të rubrikës tonë “Tej e këtej”, biseda zgjati disa minuta dhe ne po e riprodhojmë atë të plotë: Edi Rama: Profesor, si je mor burrë? Si po kalon? Ç’është kjo kohë e çmendur? Na thuaj ndonjë gjë mor burrë!.
Korespodenti i rubrikës tonë “Tej e këtej”, solli sot në mesditë një lajm shumë të rëndësishëm. Blendi Fevziu dhe emisioni “Opinion” shtruan sot, një drekë madhështore, për 100 bluza të bardha, mjekë dhe infermierë bashkë, që luftojnë me koronavirusin. I pyetur rreth kësaj dreke, nga korespodenti ynë, organizatori i saj, zotni Blendi tha: – Për këtë drekë më shkoi mendja.
Deputeti i njohur, por edhe shumë i rëndësishem, zotni Kujtim Gjuzi, në këtë kohë të tmerrshme koronavirusi, është shumë i zemëruar dhe tejet i egërsuar. Disa gojë të liga, duke përfituar nga kjo situatë e errët që na ka pllakosur, kanë deklaruar, që deputeti ynë i mençur dhe i nderuar, zotni Kujtimi është me koronavirus. Kaq ka mjaftuar që Kujtim.
Në këtë kohë të tmerrshme koronavirusi, korespondenti i rubrikës tonë “Tej e këtej”, zhvilloi sot në mesditë, një intervistë me njeriun e famshëm, që tani është rikrijuar edhe në formë pice, doktor Pëllumb Piperon. Gazetari: Doktor Pipero mirëdita. Faleminderit, që ekziston në këto ditë të zeza, faleminderit për të gjitha! Pyetja e parë që unë kam është, sa të prekur.