X
Edi Rama telefonon Piperon: Si je mor burrë? Duhet të fillojmë sa më parë uljen e kurbës!

Kryeministri Edi Rama, ka telefonuar sot në mesditë, doktorin e famshëm të infeksioneve dhe viruseve bashkë, zotni Pëllumb Piperon. Sipas korespodentit të rubrikës tonë “Tej e këtej”,  biseda zgjati disa minuta dhe ne po e riprodhojmë atë të plotë: Edi Rama: Profesor, si je mor burrë? Si po kalon? Ç’është kjo kohë e çmendur? Na thuaj ndonjë gjë mor burrë!.

Fevziu shtron drekë madhështore për bluzat e bardha. Rama: Fevzo mos kujto se ja hodhe me kaq…

Korespodenti i rubrikës tonë “Tej e këtej”, solli sot në mesditë një lajm shumë të rëndësishëm. Blendi Fevziu dhe emisioni “Opinion” shtruan sot, një drekë madhështore, për 100 bluza të bardha, mjekë dhe infermierë bashkë, që luftojnë me koronavirusin. I pyetur rreth kësaj dreke, nga korespodenti ynë, organizatori i saj, zotni Blendi tha: – Për këtë drekë më shkoi mendja.

Kujtim Gjuzi akuzohet si bartës koronavirusi. Ai egërsohet dhe do ti drejtohet gjykatës (video)

Deputeti i njohur, por edhe shumë i rëndësishem, zotni Kujtim Gjuzi, në këtë kohë të tmerrshme koronavirusi, është shumë i zemëruar dhe tejet i egërsuar. Disa gojë të liga, duke përfituar nga kjo situatë e errët që na ka pllakosur, kanë deklaruar, që deputeti ynë i mençur dhe i nderuar, zotni Kujtimi është me koronavirus. Kaq ka mjaftuar që Kujtim.

Si u bë i famshëm doktor Pipero dhe si u kthye, sa hap e mbyll sytë, në Tan Hoxha i koronavirusit!

Në këtë kohë të tmerrshme koronavirusi, korespondenti i rubrikës tonë “Tej e këtej”, zhvilloi sot në mesditë, një intervistë me njeriun e famshëm, që tani është rikrijuar edhe në formë pice, doktor Pëllumb Piperon. Gazetari: Doktor Pipero mirëdita. Faleminderit, që ekziston në këto ditë të zeza, faleminderit për të gjitha! Pyetja e parë që unë kam është, sa të prekur.

Shpërthen avokati i ditur: Bjerini këmbës, nuk ka shkatërrim, na mbrojnë malet dhe deti Adriatik! 

Ky koronavirus vazhdon të transformojë me një shpejtësi të jashtëzakonshme, avokatin tonë shumë të ditur, Spartak Ngjela. Nga zëdhënës i FBI-së dhe Departamentit të Shtetit, avokati ka pësuar një mutacion të madh dhe të çuditshëm, duke u kthyer në një interpret, për koronavirusin dhe forcat e errëta, që veprojnë në Shqipëri. Këto forca, që avokati i quan “sorra”,  i vendos.

Kohë koronavirusi/ Një qytetar i panjohur, kërkon të hajë zemrën e Taulant Ballës?! (video)

Ky koronavirus i tmerrshëm dhe kjo vetë-mbyllje dhe kyçje e paparë në historinë e kësaj bote, po sjell ngjarje, shfaqje, apo kërkesa nga më të çuditshmet dhe të paimagjinueshmet. Një qytetar, në moshë relativisht të re, i panjohur nga askush, i entusiazmuar, por dhe i befasuar nga mbyllja totale, shfaq një kërkesë shumë interesante; kërkon të hajë zemrën e numrit.

Drejtori i shtet-rrethimit dhe i OSBE-së, Edi Rama, vendos të shpëtojë Italinë. Nis në Bergamo 30 mjekë

Drejtori i shtet-rrethimit, i OSBE-së dhe i sulltanatit shqiptar, Edi Rama, ka çuditur sot të madh e të vogël. Gazeta e njohur italiane, Corriere della Sera, bën me dije, se pas një marrëveshje me ministrin e jashtëm, Di Maio, Edi Rama po dërgon sot në Bergamo, 30 mjekë shqiptarë. Meqenëse, mjekët shqiptarë janë arratisur në mënyrë masive, në këto dy.

Avokati i ditur Ngjela: Unë, gjithë Rilindja dhe të vdekurit, jemi sot më të gëzuar se kurrë, që na pranoi Evropa!

Në këtë kohë të egër koronavirusi, kur mbarë bota është trishtuar dhe kyçur brenda vetes, si asnjëherë më parë, vetëm zëdhënësi i FBI-së dhe Departamentit të Shtetit, për Shqipërinë, Ballkanin dhe më gjerë, avokati i ditur, Spartak Ngjela, po fluturon nga gëzimi. Por nga i vjen avokatit tonë, ky gëzim dhe kjo lumturi kaq e madhe, në këtë kohë kaq.

Ky koronavirus po rrit dhe po zhvillon tej mase dashurinë mes Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut 

Në këtë kohë të ashpër koronavirusi, kur lajmet dhe ngjarjet janë të zeza dhe të këqija, ka vetëm një rast që bën dallim dhe duket sikur kemi një shenjë drite në fund të tunelit. E gjithë media e portaleve, ore e çast, po ju tregon mbarë shqiptarëve, se si po rritet dhe po zhvillohet dashuria mes Rudina Dembacajt dhe Mark.

Video/ Biznesmeni Neranxi sfidon koronavirusin, shqiptarëve nuk do t’ju mungojnë farat, frutat e thata dhe bajamet

As shtet-rrethimi, as izolimi total nga ky koronavirus, nuk i ka trembur, apo strukur biznesmenët tanë. Është pikërisht biznesmeni i fuqishëm, Nikollaq Neranxi, i cili ka shpërndarë për mbarë popullin klient, një video në të cilën ai,  ecën i shqetësuar nëpër kompani dhe pyet dhe interesohet për situatën dhe si po ecën biznesi. Ky popull i mbyllur brenda katër mureve.