
Paris Saint Germain përfiton maksimalisht nga hapi fals i Lille ndaj Montpellier, pasi ia doli të triumfojë “in extremis” 3-2 ndaj St. Ettiene dhe të ngjitet në kuotën e 69 pikëve, vetëm një pikë larg vendit të parë. Pas një pjese të parë pa gola në “Parc des Princes”, miqtë befasuan PSG-në në minutën e78’, duke shënuar golin e avantazhit.
Momente feste për Ardian Ismajlin dhe Milot Rashicën. I pari ka gjetur golin e parë në Serie A. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, i cili u transferua te Spezia në fillim të sezonit, ia ka dalë t’i shënojë Bolognas. Minuta e 34-t, vendasit e Bolognas po kryesonin 2-0, por 24-vjeçari përfitoi nga një goditje këndi dhe gjeti golin e parë në.
Milan vuan jo pak, por ia del të marrë një tjetër 3-pikësh me mjaft vlera në garën për një vend në zonën Champions, pasi mposhti Genoan me rezultatin 2-1 në “San Siro”. Pa Ibrahimoviç të pezulluar, pesha e sulmit ra mbi Leaon, por portugezi bëri shumë pak për të shqetësuar mbrojtjen e skuadrës ligure, ndërsa golin e avantazhit e gjeti.
Pas dy barazimeve radhazi pa gola, sulmi i Vllaznisë “shfryn” në transfertën fierake ndaj Apolonisë dhe dërgon plot 6 herë topin në rrjetë, duke u dhënë fitoren e pastër tenistike 0-6 shkodranëve, që tani ngjiten në krye me 50 pikë, po aq sa ka edhe Partizani. Ndaj një Apolonie të dorëzuar në garën për mbijetesë, kuqeblutë nuk e patën aspak.
Cristiano Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar zërat e largimit nga Serie A, teksa 36-vjeçari portugez ka refuzuar një ofertë së fundmi. Një nga ish-klubet e tij, Manchester United tentoi t’i mbushte mendjen për t’u rikthyer në “Old Trafford”, aty ku shkëlqeu gjatë viteve 2003-2009. Problemi i vetëm.
Leo Messi është i një tjetër planeti dhe rekordet e tij do duhet shumë kohë t’i thyejë ndonjë lojtar tjetër. Në finalen e Kupës së Mbretit një ditë më parë, sulmuesi shënoi 2 gola dhe u bë lojtari që realizon më shumë në finale. Në 10 finale të luajtura argjentinasi ka realizuar 9 gola, si askush tjetër. Për të mos.
Finalet në Superiore dhe Kategorinë e Parë nuk kanë fund dhe sot do të zhvillohen të tjera, duke nisur prej orës 13:00. Apolonia do mundohet të surprizojë Vllazninë në shtëpi dhe vetëm tre pikët i bëjnë punë fierakëve, për të mbajtur gjallë shpresat për të qëndruar në Superiore. Nga ana tjetër shkodranët duhet t’i përgjigjen Partizanit që fitoi një ditë.
Barcelona nuk njeh rivalë në Kupën e Mbretit. Katalanasit e kanë ngritur për herë të 31-të këtë trofe, pasi sonte mposhtën baskët e Athletic Bilbao me rezultatin 4-0, me gola të shënuar të gjithë në pjesë e dytë. Unai Simon shpëtoi nga shtylla pjesën e parë, pas një goditjeje të De Jong, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë të.
Fitore e çmendur 4-3 e Cagliarit në sfidën e mbijetesës kundër Parmës, në kuadër të javës së 31-të të Serisë A. E pabesueshme ajo që ndodhi në “Sardegna Arena”, ku miqtë e mbyllën kohën e rregullt në epërsi të një goli (2-3), por pikërisht në shtesë, kur pritej vetëm vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit për përfundimin e ndeshjes, ishullorët realizuan.
Bayerni i Mynihut e shfrytëozi më së miri ndalesën e Leipzigut një ditë më parë përballë Hoffenheimit, duke e çuar në 7 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt. Bavarezët fituan 2-3 në fushën e Wolfsburgut, duke e siguruar praktikisht suksesin që në pjesën e parë. Talenti Musiala zhbllokoi takimin që në minutën e 15-të, ndërsa në të 24-tën thelloi.