X
Lajm i keq/ Hollanda jep sinjale të qarta, “Jo” negociatave me Shqipërinë, “Po” për Maqedoninë e Veriut

Një lajm mjaft i keq vjen nga Hollanda, sa i përket perspektivës së Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm hollandez, Stef Blok, ka deklaruar se Shqipëria nuk është gati për Bashkimin Europian dhe se  duhet të luftojë korrupsionin. “Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshme, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit dhe të përmirësojë sundimin e.

PD padit në prokurori arkitektin danez të Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels

Partia Demokratike ka ngritur padi ndaj arkitektit danez,  Bjarke Ingels. Në padinë e depozituar në Prokurori PD, ngriti tre akuza ndaj Ingels për “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. “Padia e Partisë Demokratike kundër arkitektit të projektit korruptiv për Teatrin sjell me.

Rama “vjell vrer” ndaj BE-së: Po penalizohemi prej problemeve të tyre, nuk janë gati për ne, po na shpallin dele të zezë…

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur sot një fjalim të mbushur plot mllef ndaj Bashkimit Europian, duke thënë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, por se BE ka një debat të brendshëm të lidhur me krizat e saj dhe kjo gjë po penalizon padrejtësisht Shqipërinë. Jo vetëm kaq, por kryeministri kishte gjetur edhe një arsyetim, për faktin se BE po.

80 mijë dollarë për foton e Ramës me Obamën/ Dënohet me burg miku i Bilal Shehut

Një burrë që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie. William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje dhe për dëshmi të rrejshme para një jurie të madhe, duke u përballur me.

Hoteli me 5 yje në Barcelonë, zgjerohet hetimi ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës

Nënkryetari Arbjan Mazniku dyshohet se nuk ka qenë zyrtari i vetëm për të cilën administratori i kompanisë Fusha Sh.p.k – kontraktori më i madh i bashkisë së Tiranës, ka paguar akomodimin luksoz gjatë një udhëtimi për në Barcelonë, duke ngritur dyshime për konflikt interesi, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Nga Edmond Hoxhaj  Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku u mor.

Komisioni i Venecias: Meta tejkaloi kompetencat që i jep Kushtetuta, por veprimi i tij nuk është shkelje e rëndë

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Komisionit Hetimor Parlamentar për vendimin e Presidentit Meta për të anulluar dhe më pas shtyrë datën e zgjedhjeve lokale. Në opinionin e Komisionit të Venecias, të cilin TPZ.al e disponon, thuhet se presidenti ka tejkaluar kompetencat që i jep Kushtetuta, duke shtyrë zgjedhjet lokale. “Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij që i jep.

“Nuk ka ndryshuar asgjë”, Holanda kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Parlamenti holandez nuk do të ndryshojë vendimin e tij të qershorit për të bllokuar qeverinë të votojë pro hapjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë. Në qershor, një shumicë e madhe e parlamentit hollandez miratoi një mocion të tre partive për të bllokuar qeverinë nga miratimi i hapjes së negociatave. Në parim, qeveria mund të injorojë mocionin, megjithëse  kjo gjë nuk pritet, pasi.

Përse vendosja e nëntë kushteve ndaj Shqipërisë, është një dështim spektakolar i Edi Ramës?

Vendimi i sotëm i parlamentit gjerman për t’i vendosur nëntë kushte Shqipërisë, për hapjen e negociatave dhe asnjë kusht Maqedonisë, është një dështim spektakolar i qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama. Duke lënë mënjanë manipulimet dhe zotimet donkishoteske, që negociatat ishin hapur që vjet, me të cilat nuk ka mbetur asnjë shqiptar pa qeshur, ka edhe një tjetër aspekt të.

Shuplakë e rëndë/Gjermania veçon Shqipërinë nga Maqedonia, nëntë kushte për të hapur negociatat

  Bundestagu gjerman ka votuar pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por duke e kushtëzuar këtë vendim me plot nëntë kushte. Rezoluta eshte miratuar me 395 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim. Ndryshe nga Shqipëria, Bundestagu ka votuar pro hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, pa vendosur asnjë kusht. Kjo ësthë një.

‘Rilindja Urbane’ betonizoi memorien kolektive të Durrësit

Ora shënon 12 e paradites dhe rrezet e diellit shkëlqejnë në sheshin “Liria” të shtruar me pllaka prej mermeri, një hapësirë publike drejtkëndore që kufizohet nga një anë nga teatri “Aleksandër Moisiu” dhe në anën tjetër nga bashkia e qytetit të Durrësit. “Tani që është diell këtu nuk ulesh dot sepse është shumë nxehtë, shumë vapë, betoni nxjerr avull,” ankohet.