X
Faturat e shfrenuara të PPP-ve, kostot sa dyfishi i referencave të Bankës Botërore

Banka Botërore rishikoi këtë vit me rritje kostot e ndërtimit të një kilometri rrugë në vendin tonë, duke e çmuar me 6 milionë euro një kilometër autostradë të kategorisë A dhe 1 milion euro një kilometër rrugë sekondare interurbane të kategorisë C. Qeveria e kontraktoi rrugën Milot-Balldren, të kategorisë A, nëpërmjet koncesionit PPP me 14.2 milionë euro për kilometër, ose.

Mbi 5500 euro për një pishë: Kontrata e Bashkisë së Tiranës nën hetim nga Prokuroria

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paralajmëroi së fundmi planet e afërta të qeverisë “Rama” për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës; një projekt i debatueshëm ky që synon sipas saj zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e një tarife për përdoruesit e saj. “Ne po punojmë, në vjeshtë projekti do të shpallet për garë dhe më pas do të.

U mbështet nga Arta Marku/ Anëtari i KLP-së, Vate Staka nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës prej dy vitesh

Zgjedhja e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 11 prill u shoqërua me debate të ashpra në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve. Një grup prej 45 prokurorësh kundërshtuan votimin e Stakës si kandidat i vetëm në KLP duke kërkuar rihapjen e garës; ndërkohë që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta.

Kërcënimi i Ramës për vizat amerikane dhe manipulim i Top Channel, me “dokumentin ku u bazua kryeministri”

Televizioni Top Channel, ka shfaqur një kronikë, në të cilën pretendon se ka zbuluar dokumentin të cilit i referohej kryeministri Rama, kur kërcënoi personat që mund të prishin zgjedhjet, me ndalimin përjetësisht për të hyrë në SHBA. Në kronikën e Top Channel, thuhet se ky zbulim është bërë nga “Gazeta Shqip” dhe se: “Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama.

Bumi i ndërtimeve/ Bashkia e Tiranës, të ardhura rekord nga taksat, por i shpenzon në paga dhe për administratën

Teksa kryeqyteti po kthehet në një kantier ndërtimi, Bashkia e Tiranës ka mbledhur 44 milionë euro nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ose 40% të totalit të të ardhurave të saj nga taksat e tarifat, shumë më tepër sesa parashikonte në planin e saj. Ekspertët e financave vendore pohojnë se varësia nga kjo taksë sinjalizon për dobësi strukturore në autonominë.

Luks dhe korrupsion në ndërtesën e Edi Ramës

Ndërtesa e Kryeministrisë është kthyer gjatë qeverisjes Rama në një nga ndërtesat më luksoze në Shqipëri. Menjëherë posa erdhi në pushtet Edi Rama e rindërtoi këtë ndërtesë dhe e pajisi atë me pajisjet e sistemet më të fundit të teknologjisë, përmes kontributit “falas” të disa firmave ndërtimore, veçanërisht firmës Fusha shpk. Por duket se investimet milionëshe në ndërtesën e Kryeministrisë nuk.

‘Pazari’ me pronat në Laprakë; si u tjetërsua trualli i Spitalit Ushtarak

Konflikti për të fituar të drejtën e trashëgimisë së pronave të familjes Pazari që ndodhen në Laprakë të Tiranës, ka zbuluar një skemë falsifikimesh të kryera që në vitet e para të tranzicionit e në vazhdimësi, për tjetërsimin e një trualli prej mijëra metrash katrorë në pronësi të shtetit që sipas prokurorisë ndodhet në një zonë ushtarake. Prokuroria nxori të.

Gjysma e kryebashkiakëve të Shqipërisë ngelin në testin e pasurisë

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes analizës së thelluar të deklaratave të pasurisë tregojnë se më shumë se gjysma e kryetarëve të bashkive në Shqipëri kanë mospërputhje financiare dhe nuk mund të justifikojnë pasurinë e tyre për një ose më shumë vite të karrierës. Besar Likmeta | BIRN | Më 30 qershor, qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të.

Air Albania me çmime të çmendura, vetëm 5-7 bileta ekonomike, më pas 440 euro për një drejtim

Shumëkush që priste që me fillimin e fluturimeve të operatorit shqiptar Air Albania do të kishte mundësi që të fluturonte më lirë fillimisht drejt Stambollit dhe më pas në destinacione të tjera, do të duhet të presë ende. Ndonëse fluturimet kanë filluar prej mëse një jave drejt Stambollit nuk ka asgjë të re në shtimin e destinacioneve, përveç çmimeve të.

Qeveria injoron kritikat dhe firmos koncesionin e katërt në shëndetësi

Qeveria finalizoi koncesionin e katërt në sektorin e shëndetësisë, nën hijen e dyshimeve mbi integritetin e njërës prej kompanive fituese dhe me një vesh shurdh ndaj alarmit për përqendrimin e lartë të tregut spitalor të vendit. Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në mbledhjen e 24.