X
Shemsi Prençi: Në Thumanë levat u morën tek gomisteritë, ekipet e emergjencës nuk kishin as lopata

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, tregoi për emisionin “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani disa të vërteta për ditët e tërmetit, kur të gjithë punonjësit e Emergjencave Civile ishin angazhuar aty. Sipas Premçit, punonjësit nuk ishin të pajisur me mjetet e nevojshme. Ai deklaroi se ata nuk kishin me vete as kazma, leva, lopata apo vare, ndërsa shtoi se duke.

Prapaskenat për negociatat/ Kryediplomati grek mbledh homologët nga 20 vende të BE. Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Qeveria greke është e vendosur të ndërmarrë të gjitha nismat e nevojshme për të siguruar që ambicia e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të bëhet realitet së shpejti, tha Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias. Dendias organizoi një mëngjes pune në Bruksel të hënën (9 dhjetor), në të cilin morën pjesë më shumë se njëzetë homologë të BE,.

Profesori i sizmologjisë: Në vitin 2013, i ofruam qeverisë një hartë sizmike, por nuk e morën parasysh

Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani. Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, tha në emisionin “Open” në Top Channel se edhe gjatë periudhës së komunizmit, ashtu si sot, nuk është marrë fillimisht në konsideratë harta e sizmologjisë e përgatitur prej tyre..

Maqedonia e Veriut: Na ndani nga Shqipëria, më mirë një se asnjë

Shqipëria është në mesin e një halli të madh të prodhuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Megjithatë, perspektivat për një nisje të shpejtë të negociatave me BE-në nuk duket se janë afruar. Për këtë arsye, Maqedonia e Veriut po kërkon që të ndahet nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së. EuroNews raporton se disa vende të BE-së kanë shprehur shqetësim.

Itali/ Dy shqiptarë vdesin tragjikisht në vendin e punës

Dy shqiptarë kanë gjetur vdekjen në dy aksidente të ndryshme në Itali. Njëri prej tyre, një 38-vjeçar i quajtur Gjon Lekaj, po çmontonte skelat e një ndërtese kur ra nga një lartësi prej gjashtë metrash, duke rënë në oborrin e brendshëm të shkollës Morandi. Burri vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes, mesditën e 7 dhjetorit. Punëtori kishte helmetë në kokë.

Spiropali shigjeton sërish Metën: Për parashikime tërmeti nuk më keni, merrni ndonjë që bën studime para-normale

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, vijon ende të shigjetojë presidentin e Republikës, pas paralajmërimit të këtij të fundit, në muajin korrik, për rrezikun e një tërmeti dhe nevojën e marrjes së masave nga ana e qeverisë. Spiropali u tall dhe vuri në lojë presidentin pas kësaj letre, duke e quajtur “baba Xhike”. Edhe pas tërmetit të 26 nëntorit, Spiropali vijon.

Skandali/ Kavaleshenca në Durrës ku humbi jetën kryekomisari, e pabanueshme që në 21 shtator

Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor, ka qenë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 21 shtator. Pavarësisht raportit të ekspertëve që e konsideruan me “rrezikshmëri të lartë”, godina nuk u mbyll, por vazhduan normalisht aktivitetet. Dhe, lëkundjet e fund nëntorit, sollën shkatërrimin e saj. “Fiks Fare” investigoi këtë ngjarje të paralajmëruar.

Bushati: Skandal, qytetarët besojnë më shumë Elvis Naçin se qeverinë, edhe me tespie Rama nuk mblodhi dot para…

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Open”, ka thënë se besueshmëria e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, është në nivel mjaft të ulët dhe kjo duket edhe nga fakti, se shqiptarët më shumë i besojnë një imami si Elvis Naçit, se sa kryeministrit dhe qeverisë. Bushati tha se kjo është e qartë, nga fakti se Naçi ka mbledhur dhjetëfishin.

VIDEO/ Rama tallet sërish me Veliajn: Kanë lezet shkallët…xix, xix

Kryeministri Edi Rama vijon të trajtojë kukull kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Rama i është kthyer sërish episodit të lyerjes së shkallëve teksa vizituan këtë të hënë një prej familjeve e cila është strehuar në banesat sociale në Shkozë, pasi mbeti pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit. Duke hyrë për në shtëpi, Rama ka tallur keq Veliajn duke iu.

“Kishim që në orën 11:00 që pinim”, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit që vrau të riun në Kavajë

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 29-vjeçarit Marjus Ismailaj, në Kavajë, mbrëmjen e sotme. Xhevdet Leçini, 60-vjeç, është shprehur para grupit hetimor se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal, ndërsa shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi.