X
Jozefina Topalli ngre alarmin: Po zbrazen qytetet, shpopullimi është dramatik, një emergjencë kombëtare!

Politikania e njohur dhe ish kyetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një intervistë në TV Klan, ka folur për një krizë serioze me të cilën po përballet Shqipëria, emigrimi në masë dhe për rrjedhojë shpopullimi i frikshëm i vendit. Topalli tha se zbrazja e qyteteve  është dramatike dhe se shpopullimi është një emergjencë kombëtare. “Vendi ynë ka një problem dramatik,.

Khamenei sulmon Shqipërinë: Një vend i vogël dhe djallëzor! Rama: Jemi në duar të sigurta, nuk rrezikohemi!

Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, krahas akuzave dhe kërcënimeve që ka dërguar në drejtim të SHBA-së, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, ka shigjetuar edhe Shqipërinë. Ai e quajti vendin tonë një “vend të vogël djallëzor”. Edhe pse nuk i’u referua me emër, është e qartë se Khamenei i referohej pikërisht Shqipërisë, sepse vendi ynë ka strehuar muxhahedinët. Ai.

Hakmarrja e Iranit, sulmohen me raketa bazat amerikane në Irak (video)

Irani e ka nisur hakmarrjen ndaj SHBA-së, pas mesnate. Sipas raportimit të televizionit shtetëror, Teherani  ka sulmuar dy baza ajrore të ushtrisë amerikane në Irak. CNN raporton se 10 raketa  kanë goditur bazën al-Asad, në afërsi të Bagdadit. Ende nuk raportohet për ndonjë viktimë. Garda Revolucionare e Iranit e ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj të mos provojnë kundër-reagim.

Betoni i dobët dyshohet si shkak për disa nga viktimat e tërmetit

Nga Geri Emiri/BIRN Prokuroria e Durrësit po shqyrton të dhënat laboratorike të materialeve të ndërtimit nga 7 ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit, për të zbuluar përgjegjësit e vdekjeve tragjike të 23 personave nën rrënojat e tyre. Tetë nga nëntë anëtarët e familjes Lala humbën jetën më 26 nëntor, pasi lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar e kthyen ndërtesën 4-katëshe.

Laboratorët me PPP, zbulohen 3.3 milionë euro kosto shtesë në vit

Shërbimet laboratorike, miliona euro kosto pa parashikim në buxhet. KLSH analizon risqet dhe dëmin në buxhet vetëm në vitin e parë të koncesionit. Projekti koncesionar/PPP është miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, megjithëse janë mbartur risqe financiare të paanalizuar në terma sasiorë për Buxhetin e Shtetit Vetëm në një vit, koncesioni laboratorëve do t’i kushtojë taksapaguesve 3.3 milionë euro.

Vrasja e gjeneralit rrezikon shpërthimin e dhunës së pakontrolluar, pritet luftë në Lindjen e Mesme

Nga Rainer Sollich Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-së, Donald Trump riskon shpërthimin e dhunës së pakontrolluar në rajon. Po ashtu ai dobëson forcat demokratike në Iran dhe në rajon. Pas vrasjes së krye-gjeneralit iranian, Ghassem Soleimani në Bagdad nga një sulm i papritur me dron i SHBA-së të gjitha shenjat flasin për një përshkallëzim të mëtejshëm..

Vritet gjenerali më i fuqishëm në Iran/ SHBA: Mbrojtëm amerikanët! Khamenei: Hakmarrja i pret kriminelët!

Një sulm ajror amerikan vrau komandantin më të fuqishëm ushtarak të Iranit dhe njeriun e dytë më të rëndësishëm në vend, Qasem Soleimani. Sulmi u krye në aeroportin e Bagdadit, në momentin që gjenerali po largohej i shoqëruar nga disa persona. Ky sulm ndaj gjeneralit Soleimani, është urdhëruar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. “Nën drejtimin e presidentit, ushtria amerikane.

“Tages Zeitung”: Rama në krye të OSBE, qeveria e tij e lidhur me trafikun e drogës

Nga disa ai shihet si një shpirt i lirë, nga të tjerët si një armik i demokracisë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tani po merr kryesinë e OSBE-së. Nga Jana Lapper, Die TagesZeitung  Kur kryeministri shqiptar Edi Rama merr pjesë në konferenca mban gjithmonë me vete lapsa me ngjyra. Kështu, thuajse i hipnotizuar, pikturon skicat e tij në miniaturë në blloqet.

Mediat turke zbulojnë SKANDALIN/ “Gylenisti” u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë

Mësuesi 42-vjeçar turk Harun Çelik u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë. Edhe në rastin tonë është ndjekur i njëjti skenar si në Kosovë. Skandalin e publikojnë vetëm mediat turke. CNN Turk shkruan se “terroristi i FETO i arratisur u soll në Turqi nga Shqipëria në një operacion të MTI (Organizata Kombëtare e Inteligjencës)”. CNN Turk shkruan se Çelik u ndoq.

“Të Paekspozuarit” shpall njeriun e vitit 2019, Edi Ramën. Ja pesë meritat e tij të veçanta.

“Të Paekspozuarit”, ka shpallur njeriun e vitit 2019, kryeministrin EDI RAMA, i cili gjatë këtij viti, ka këto arritje dhe merita të veçanta:   * Pushtet absolut: Rrëmbeu të gjithë pushtetet dhe vendosi një regjim autokrat. * Shpopullimin masiv të vendit: Me politikat e tij të mbrapshta, largoi masivisht shqiptarët. *Oligarkët: E ktheu Shqipërinë në shtetin privat të oligarkëve. *Minishengeni:.