
Nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj ka bërë një denoncim publik ndërsa thekson se “‘banda e rilindësve’ është hedhur në sulm për vjedhje të votave”. Sipas tij, shoqëruesit e ministres së Drejtësisë Gjonaj janë kapur me “presh në dorë” në një krim elektoral, ndërsa shton se ata kanë shpërndarë 12 legalizime në njësinë administrative nr.7, në këmbim të votave..
Në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, vijon të mbetet e bllokuar pika e kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 08.03.2021. Gjatë 2 ditëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 436 shtetas dhe 356 mjete ndërsa në pikën e kalimit kufitar.
Një grua 112-vjeçe jeton në fshatin Ferras të Njësisë Administrative Kozare në qytetin e Kuçovës dhe fatmirësisht ende e fortë dhe aktive. Ajo quhet Qamile Marra dhe ka lindur në 19 Gusht 1909. Nënë Qamilja jeton në këtë fshat që prej ditës kur është martuar e deri më sot dhe ka lindur 6 fëmijë. Ajo gëzon shëndet të mirë dhe.
Policia e Korçës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta, duke arrestuar dy persona. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së narkotikëve, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas po qarkullonin.
Karabinierët e Veronës rikuperuan edhe 2.3 kg kokainë që i shtohet ngarkesës prej mbi 23 kg drogë të kapur më 17 shkurt kur u arrestuan dy vëllezër shqiptarë. Njëri nga dy të dyshuarit u la i lirë pas marrjes në pyetje nën garanci. Vazhdimi i hetimeve bëri të mundur identifikimin e një makine tjetër të përdorur për lëvizjen e drogës..
Një përleshje e dhunshme mund të kishte përfunduar në tragjedi kur njëri nga dy protagonistët goditi tjetrin me makinën e tij. Teatri i përplasjes u bë një zonë shërbimi në Castelcovati, ku protagonistë ishin dy shtetas me origjinë shqiptare përkatësisht 36 dhe 40 vjeç. Të dy kishin caktuar një takim jashtë lokalit për të sqaruar një problem të vjetër midis.
Një prej kandidateve fituese të dala nga platforma ‘Deputeti që duam’ para kreut të PS-së, Edi Rama i ka kujtuar këtij të fundit një deklaratë të bërë në lidhje me vaksinat se ishte ‘lypsari më i gjatë’. E reja nga Kukësi, duke kujtuar fjalën e Ramës tha se edhe ajo do të ishte një lypëset më të forta. “Siç e.
Në një takim me anëtarët e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU-së në Fier, Kreu i partisë Shpëtim Idrizi u shpreh se shqiptarët e Çamërisë nuk mund të pranojnë atë që “pashallarët e kuq” i kanë bërë Çamërisë që në vitin ’44. Ata nuk mund ta pranojnë diskriminimin dhe përdorimin për vota, prej atyre që nuke kanë dashur Çamërinë. Idrizi më.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pasur një takim ndryshe paraditen e sotme, të cilin e ka treguar me një foto të postuar në “Facebook”. I veshur sportiv, Meta shfaqet në krah të tre banorëve të Saukut. Ai e cilëson një paradite frymëzuese, takimin me ta. “Një paradite frymëzuese me çunat e Saukut”, shkruan Meta.
Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu në pranga ka rënë një 24-vjeçar pasi është kapur me lëndë narkotike. Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 33-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme..