X
Plagosi mjekun në Tiranë, por merr 15 000 euro nga Gjykata Europiane

Sulmi me thikë ndaj mjekut të njohur Ali Refatllari në vitin 2008 bëri bujë në opinionin publik jo vetëm për shkak të krimit, por se autor ishte një person tepër problematik që kishte kryer vepra të ngjashme edhe më parë. Arben Strazimiri qëlloi me thikë mjekun për t’u hakmarrë për vdekjen e të afërmit të tij gjatë një operacioni nga.

Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri në 13-14 shkurt

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri me 13-14 shkurt. Mësohet se në axhendë janë takimet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, komisionin hetimor, avokatin e popullit, opozitën jashtëparlamentare dhe OJF. Komisioni i Venecias do të shqyrtojë përplasjen për Gjykatën Kushtetuese mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta. Komisioni hetimor kërkon një opinion nga Venecia për emërimin.

Banorët kthehen në shtëpitë e dëmtuara nga termeti në Tiranë, nuk kanë marrë bonusin

Banorët në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë vijojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti. Mungesa e një zgjidhje nga ana e Bashkisë Tiranë i ka detyruar ata të kthehen brenda banesave të dëmtuara ndërsa ka nga ata që ende nuk e kanë marrë bonusin e qirasë. Një pjesë e tyre deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë.

Aksident tek “Ura e Shkozës”, përplaset me urbanin, taksia përfundon në trotuar

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë tek “Ura e Shkozës” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake një autobus urban është përplasur me një taksi. Kjo e fundit nga përplasja e fortë ka përfunduar mbi trotuar, në derën e një banese. Pjesa e pasme e taksisë ka pësuar dëmtime, ndërsa urbani më pak. Nuk dihet ende nëse ka persona të.

Vdes një foshnjë 3-muajshe në Librazhd

Një foshnjë tre muajshe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. Foshnja mësohet të ketë arritur i pajetë në spitalin e Librazhdit, për shkaqe që ende nuk dihen. Ndërkohë eksepertët mjeko-ligjorë kanë bërë me dije se po bëhet autopsia për të zbardhur shkaqet.

Bardhi në Korçë: Reforma Territoriale ka dështuar! Ja çfarë do të bëjë PD

Korça ka qenë ndalesa e radhës e sekretarit të Përgjithshëm të PD, në kuadër të një turi takimesh me strukturat e partisë. Në fjalën e tij, Gazment Bardhi u shpreh se Reforma Territoriale ka dështuar, rishikimi i saj është prioritet absolut i Partisë Demokratike. “Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin.

Gjykata rrëzon kërkesën e grupit “Shullazi”, mbeten në burg

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e grupit ‘Shullazi’ për të ndryshuar masën e sigurisë. Në kushtet kur gjykata e Krimeve të Renda, e cila solli ngritjen e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsonit të Organizuar, Emiljano Shullazi e grupi i tij kërkuan një ditë më parë rivlerësimin e masës së sigurisë. Në seancën e sotme gjyqësore, Këshilli i Lartë.

Dy ton kokainë drejt Belgjikës, arrestohet në Peru boksieri kosovar

Boksieri kosovar, David Cufaj është arrestuar në qytetin peruan të Qaloyo me katër të dyshuar të tjerë. Ai u dënua me 17 vjet burg nga gjykata. Policia peruane e identifikoi boksierin si financierin, koordinatorin dhe mbikëqyrësin e një dërgese me 2 ton kokainë, me vlerë prej 174 milionë dollarë. Destinacioni i kokainës ishte Belgjika, lidhja e Cufajt u provua pasi,.

FOTO/ Aksidenti me pesë të plagosur në Pogradec, një prej shoferëve rëndë, niset për trajtim tek ‘Trauma’

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Pogradec, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve u plagosën 5 persona. Ngjarja ndodhi në afërsi të tunelit panoramik në aksin nacional Pogradec-Tiranë. ‘BalkanWeb’ raporton se një prej personave më të plagosur rëndë, Enri Collaku, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, është dërguar në spitalin e.

“Gur themeli në krijimin e shtetit shqiptar modern”, Kryemadhi për 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes: Mesazhi është aktual

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një statusi në facebook në kuadër të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjes. “Kongresi i Lushnjes ishte prova e një ndërgjegje kombëtare të nivelit më të lartë, e cila formësoi një zgjidhje madhore në një moment shumë të vështirë për ekzistencën e shtetit shqiptar.” shkruan Kryemadhi ndërsa shton se mesazhi që përcolli.