
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka, me motivacionin: “Me mirënjohje për përpjekjet e suksesshme dhe arritjet e shquara në prezantimin dhe ngritjen në një nivel të ri të këngës popullore e në veçanti të Jugut të Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të.
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se, falja e gjobës ndaj një zyrtari të Rilindjes, vetëm sa tregon se nuk ka drejtësi ndaj qeveritarëve në pushtet. Spahiu thekson se kultura e pandëshkueshmërisë ekziston, duke thënë se uragani i 25 prillit do të bëjë drejtësi për të gjithë. Postimi i ish-deputetit të LSI-së.
Drejtori i Agjencisë së Kadastrave Lushnjë, Arben Qalliu nuk do të duhet të paguajë 1,500 lekë gjobë, e cila iu vendos nga Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi pasi Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve e rrëzoi gjobën si të pabazuar në ligj. Gjoba lidhej me një aktivitet publik të deputetit socialist Bujar Çela, i cili u shfaq në media duke shpërndarë.
Gjermania e ka vendosur Shqipërinë në zonën e kuqe. Në një njoftim të ambasadës thuhet se nga dita e dielë për të hyrë në Gjermani, duhet një test negativ për çdo shqiptar, apo person që ka qëndruar më shumë se dhjetë ditë në Shqipëri. Njoftimi i Ambasadës së Gjemanisë: E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar.
Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se fsheh vdekjet nga koronavirusi në vend. Teksa ka publikuar një video, Duma thekson në rrjetet sociale se Rama duhet të dalë përpara mijëra familjeve në zi që kanë humbur të dashurit e tyre dhe të japë llogari. “Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën.
Një fëmijë 9-vjeçar ka rënë nga lartësi në fshatin Fier të Belshit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa fëmija po luante me shokët. Ai është nisur me urgjencë për në Spitalin e Elbasanit për trajtim më të specializuar. Ende nuk ka detaje zyrtare për ngjarjen.
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar me një apel pas takimit me kreun e KED Ervin Pupe. Kim shkruan se duke punuar së bashku KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Por sipas saj, tani është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin që të plotësohen vakancat në Kushtetuese. “Duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe.
Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh për forcimin e ekonomisë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik, me qëllim thithjen e investimeve dhe ndaljen e shpopullimit në vend. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhura publike më të ulëta krahasuar me rajonin. “Arsyeja është.
Një mjet është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.4. Sikurse shihet edhe nga pamjet mjeti ka qenë i parkuar në momentin që ka shpërthyer në flakë. Nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje për të punuar shuarjen e flakëve. Ndërkohë edhe grupi hetimor ka mbërritur, i.
Policia e Elbasanit përmes një komunikimi për mediat ka zbardhur detaje nga aksidenti që ndodhi sot në aksin Elbasan-Peqin. Ngjarja ndodhi në fshatin Papër. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit, bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe ,.