X
Franca përgatitet për dalje nga izolimi në 11 maj, ja sa është numri i fataliteteve 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar edhe 70 raste të reja me fatalitet duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në nivel vendi të arrijë shifrën 26,380. Presioni në njësitë e kujdesit intensiv vazhdon të lehtësohet, por 22.569 njerëz vazhdojnë të mbeten të shtruar në spitale sot, si pasojë e.

“Duket si një sulm hakmarrjeje ndaj parlamentit të Gjermanisë në 2015”, si hakerat rus u futën në e-mailin e kancelares Angela Merkel

Posta elektronike e kancelares gjermane, Angela Merkel është hakuar në vitin 2015, nga një rus. Gazeta gjermane “Der Spiegel” shkruan se Shërbimi i Inteligjencës ushtarake GRU i Rusisë duket se ka mbledhur shumë e-maile nga kompjuteri i kancelares Merkel, si një sulm hakmarrjeje ndaj parlamentit të Gjermanisë në 2015. Hakeri, Dimitri Sergeyevich Badin, i cili përdor emrin kodues “Scaramouche”, raportohet.

Vendi me numrin më të lartë të fataliteteve në Europë/ Johnson prezanton planin për hapjen graduale të Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u është drejtuar qytetarëve me një video mesazh, ku ka shpjeguar sistemin që do të përdorë qeveria, për hapjen graduale të vendit, pas krizës së shkaktuar nga Covid-19. Johnson shpjegoi se do të ketë një sistem alarmi me pesë faza, sipas të cilave do të merren vendimet. Sistemi do të varet nga numri i infektimeve të.

Ishin në kontakt me persona që kishin koronavirusin, vetë-karantinohen tre zyrtarë të lartë në SHBA

Tre zyrtarë kryesorë amerikanë që drejtojnë përpjekjet e qeverisë kundër koronavirusit ndodhen në vetë-karantinim pasi kanë qenë në kontakt me persona të infektuar pozitivisht me COVID-19. Sipas njoftimeve zyrtare dhe atyre të mediave, Anthony Fauci, anëtar i rëndësishëm i grupit të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, konsiderohet relativisht pak i rrezikuar, bazuar në shkallën e ekspozimit të tij..

Në “Ditën e Europës” krahasoi kancelaren Merkel me Hitlerin, shkarkohet nga detyra ambasadori

Ambasadori maltez në Finlandë, Michael Zammit Tabona është shkarkuar nga posti, pas një postimi në rrjetet sociale, ku ai e krahasoi kancelaren gjermane, Angela Merkel me diktatorin nazist, Adolf Hitler. Të premten, që ishte edhe ‘Dita e Evropës’, Zammit Tabona do të shkruante në rrjetin e tij social: “75 vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do të ndalojë Angela.

FOTO/ Mijëra në protestë në Gjermani, por nuk u tërhoqën zvarrë si në Tiranë

Në Gjermani protestuan mijëra vetë të shtunën në disa qytete të mëdha kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjen nga Corona. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut. Protesta në Mynih Një nga epiqendrat.

COVID-19/ Bie numri i rasteve të reja në Itali, e ulët edhe shifra e fataliteteve

Vijon të ulet numri i vikrimave nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 165 viktima. I ulët po ashtu vijon të jetë edhe numri i rasteve të reja. 805 raste janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit, duke rënë kështu nën një mijë. Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Itali shkon në 219,070. Ndërsa.

Zyrtarët shëndetësorë në të gjithë botën dyshime për një valë të dytë të Covid-19

Raste të reja të infeksionit me koronavirus janë shfaqur në shumë vende, duke ngjallur dyshimet për një valë të dytë të pandemisë, ndërsa disa vende po fillojnë lehtësimin e kufizimeve. Në Gjermani mijëra persona kanë protestuar ditët e fundit kundër kufizimeve të mbetura, ndërsa ekspertët po shohin se rastet e infeksionin po rriten sërish. Kjo pas lehtësimit të kufizimeve. Zyrtarët.

Edhe Brazili i prekur rëndë nga koronavirusi, mbi 10 mijë fatalitete dhe mbi 156 mijë të infektuar

Edhe Brazili është në mesin e vendeve të prekur rëndë nga koronavirusi. Në shtetin brazilian, deri tani janë infektuar me Covid-19, 156,061 njerëz. Ndërsa, numri i të vdekurve nga virusi në Brazil deri tani ka shkuar në 10,656 individë. Në të gjithë botën, deri tani janë shënuar si të infektuar me Covid-19, 4,132,953 persona. Kurse, numri i të vdekurve nga.

“Situatë kaotike”! Trump i përgjigjet ashpër Obamës: Krahasoje me katastrofën e Gripit të Derrit! Puna ime po merr…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është përgjigjur ish-presidentit Barack Obama, i cili e kritikoi qeverinë amerikane për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën e pandemisë. Trump iu kthehet po me kritikë të ashpër ish-presidentin Obama dhe ish-nënpresidentin Joe Biden, teksa kujton situatën e Gripit të Derrit, duke i akuzuar ata për menaxhim të dobët të situatës..