X
Zelanda e Re fiton betejën me Covid-19, lë spitalin edhe pacienti i fundit i infektuar me koronavirus

Zelanda e Re ka fituar betejën më pandeminë e koronavirusit, pasi ditën e sotme nga spitali ka dalë edhe personi i fundit i infektuar me Covid-19. Zelanda e Re për tre muaj ishte në luftë me sëmundjen vdekjeprurëse. Po ashtu, sipas të dhënave në Zelandë për të pestën ditë radhazi nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me Covid-19. Deri.

Trump kërcënon Twitter-in me mbyllje: Po ndërhyn në zgjedhjet presidenciale 2020 të SHBA

Presidenti Trump kërcënoi të mërkurën se do të marrë masa për rregullimin ose mbylljen e kompanive të caktuara të mediave sociale. Kërcënimi vjen një ditë pasi kompania Twitter Inc për herë të parë u shtoi një paralajmërim disa prej tweet-eve të Presidentit, duke i shtyrë lexuesit të kontrollonin me fakte disa nga pohimet e tij. Twitter paralajmëron se pretendimet e.

New York qyteti më i goditur në botë prej pandemisë, guvernatori Cuomo thirrje Trumpit për investime

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, do t’i bëjë thirrje Presidentit Donald Trump për të investuar në rrugët, urat dhe hekurudhat e vendit gjatë një takimi sot në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që shtetet amerikane po fillojnë rihapjen, pas dëmeve të mëdha që koronavirusi i shkaktoi ekonomisë. Vizita e zotit Cuomo në Uashington vjen ndërkohë që shteti i Nju Jorkut,.

Kriza e koronavirusit, paketa bilionëshe e Ursula von der Leyen

Në kuadër të buxhetit të ardhshëm të BE, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon të mobilizojë një bilionë euro për të mbështetur ekonominë europiane pas krizës së Coronës. Këtu vetëm një pjesë e vogël janë fonde direkte, sepse pjesa tjetër janë garanci, rishpërndarje e për herë të parë në histori borxhe. Plani që prezanton të mërkurën, Ursula.

Tre muaj i mbyllur për shkak të koronavirusit, Koloseu në Romë rihapet më 1 qershor

Atraksioni më i njohur turistik në Itali, Koloseumi, do të rihapet më 1 qershor, pas gati tre muajsh i mbyllur, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Parku Arkeologjik i Koloseumit, në përbërje të të cilit është Koloseumi dhe Forumi Romak, tha në njoftimin e rihpajes së muajt e fundit “të heshtjes surealiste” kanë qenë “shumë të vështirë” për të. Vizitorët.

Tension në qiell, dy “Su-35” rusë i afrohen avionit amerikan: Veprimet si këto e rrisin rrezikun për përplasje

Marina e SHBA-ve ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë rusë të tipit “Su-35” kanë fluturuar në mënyrë të pasigurtë dhe joprofesionale duke e penguar një aeroplan patrullues amerikan të tipit “P-8A” në hapësirën e ujërave ndërkombëtare në detin Mesdhe. Flota e Gjashtë e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara njoftoi se incidenti që ndodhi të hënën zgjati rreth 65 minuta..

SHBA-ja për të tretën ditë radhazi më pak së 700 të vdekur, mbi 350 mijë viktima nga koronavirusi në botë

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vijon të rritet por me ritme më të ngadalta. Në SHBA për të tretën ditë radhazi janë regjistruar më pak se 700 të vdekur nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë 657 persona duke e çuar në 98,929 numrin total. Ndërsa të infektuarit nga COVID-19 janë.

Spanja shpall dhjetë ditë zie kombëtare, për 27 mijë viktimat nga COVID-19

Qeveria spanjolle ka shpallur dhjetë ditë zie kombëtare për 27 mijë viktimat nga COVID-19. Ky është bilanci më tragjik i vdekjeve në Spanjë në demokracinë e saj 40- vjeçare. Në fakt partitë opozitare kanë kritikuar ashpër qeverinë se pse nuk nderonte vikimat nga koronavirusi. Tashmë për dhjetë ditë në 14 mijë institucione publike flamuri spanjoll do të valëvitet në gjysëm-.

Danimarka hap kufijtë për çiftet e ndara…

Danimarka ka rihapur kufijtë për çiftet që janë ndarë nga partnerët e tyre si pasojë e koronavirusit. Të hënën, partnerët e ndarë që jetojnë në shtetet nordike apo në Gjermani, janë lejuar të hyjnë në Danimarkë. Aktualisht rregullat kërkojnë që njerëzit të vërtetojnë lidhjen e tyre para autoriteteve përmes fotografive, mesazheve të shkruara apo shkëmbimit të adresave elektronike. Mirëpo Ministri.

Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën të katërt personat në bord

Një helikopter i ushtrisë ruse është rrëzuar pranë një fushe aviacioni në rajonin lindor të Chukotka-s, në Rusi. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën katër persona, njoftoi ushtria ruse. Sipas asaj që deklaroi ministria e Mbrojtjes, përplasja mund të jetë shkaktuar nga një problem teknik. Tre anëtarët e ekuipazhit dhe një teknik në bord ndërruan jetë si pasojë e.