X
Përfundojnë homazhet në Teatrin Kombëtar, nën melodinë e këngës ‘Baresha’ Nexhmie Pagarusha përcillet në banesën e fundit

Kanë përfunduar homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në nder të këngëtares Nexhmije Pagarusha, ndërsa trupi i pa jetë i këngëtares kosovare po përcillet për në banesën e fundit. Arkivoli do të parakalojë në sheshet kryesore të Prishtinës, aty ku qytetarët do të mund që t’i japin asaj lamtumirën e fundit. Këngëarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten.

Dyshohet se vrau partneren e tij 33-vjeçare, arrestohet kosovari në Gjermani

Në Gjermani një shtetas kosovar është arrestuar nën akuzën e vrasjes së partneres së tij. Sipas mediave gjermane gruaja e kosovarit është gjetur e pa jetë pasi është qëlluar me disa plumba në makinën e shqiptarit në Minfeld. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e 8 shkurtit, kur oficerët e policisë ndaluan një një makinë, nga ku pronari  i.

Kosovë/ Ja rezultati i analizave për britaniken e dyshuar me koronavirus

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar se pacientja e shtrirë në Klinikën Infektive, me dyshimet se mund të ishte e prekur nga koronavirusi, nuk është prekur nga sëmundja që origjinën e ka nga Kina. Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati ka dalë negativ. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar.

Dyshimet për koronavirusin në Kosovë, pacientja është shtetase britanike

Pacientja e cila po mbahet e izoluar në Klinikën Infektive të QKUK’së nën dyshimet për koronavirus është shtetase e Britanisë së Madhe e cila jeton në Kosovë. Ajo së fundi kishte qëndruar në një qendër skijimi jashtë vendit. Nëpërmjet mediave ajo kishte dëgjuar për të prekur në po atë resort skijimi dhe për këtë arsye është lajmëruar për kontroll në.

Një pacient në Kosovë dyshohet të jetë prekur nga koronavirusi

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për një rast me koronavirus. Pacienti i dyshuar me sëmundjen vdekjeprurëse që ka lindur në Kinë ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK’së. Mësohet se QKUK së shpejti do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme rreth këtij rasti.

Pas ndarjes nga jeta të Nexhmije Pagarushës, Kosova shpall datën 9 shkurt ditë zie

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti për ikonën shqiptare, e cila për vite të tëra solli muzikë.

Kurti: Taksa 100% hiqet sapo të vendoset reciprociteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se vendimi për taksën 100% do të zëvëndësohet me masën e reciprocitetit. Ai thotë se taksa do të hiqet sapo të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë. “Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e.

I vranë babain, vëllanë e motrën, rrëfimi rrëqethës: Unë dhe nëna, të plagosur u hodhën nga kamioni me viktima, si shpëtuam

Dita e 26 marsit e vitit 1999, ishte e kobshme për familjen Berisha nga Surereka, ditë në të cilën ata u ndanë përfundimisht nga më të dashurit e tyre. Gramozi, është njëri nga protagonistët e asaj ngjarje për të dëshmuar krimin makabër që ndodhi mbi civilët e pafajshëm. Djaloshi, tash 29 vjeçar, shpalos për Telegrafin dhimbjen e 21 viteve më.

Merkel uron Kurtin dhe i përmend detyrat nga shteti i së drejtës tek dialogu me Serbinë: Të pres në Berlin!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përgëzuar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin për detyrën e re dhe e ka ftuar në takim në Berlin. Në letrën zyrtare, të publikuar në faqen e Qeverisë gjermane, kancelarja Merkel ka thënë se Kurti dhe Qeveria kanë detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara vetës. Ndër detyrat që e presin Qeverinë e Kosovës,.

Takimi në Berlin, Merkel pritet t’i prezantojë Vuçiçit “planin për Kosovën”. Çfarë shkruajnë mediat serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë muajit të ardhshëm pritet që të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në këtë takim pritet të diskutohen një sërë çështjesh, duke filluar me problemin Prishtinë-Beograd dhe më pas edhe me politikën e re të Bashkimit Evropian për Zgjerimin. Siç shkruajnë mediat serbe sot, në këtë takim që do të mbahet në Berlin, kancelarja.