
Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se Ministria e Brendshme e Serbisë ia ka hequr masën e mbrojtjes nga afër dhe se ndjehet e rrezikuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Trajkoviç, ka deklaruar për median serbe “Nova.rs”, se asaj i ishte thënë se “ka kaluar nevoja për përcjellje, duke marrë parasysh që siguria.
Turqia pritet që në datat 25 shkurt dhe 7 mars të zhvillojë një tjetër stërvitje ushtarake të marinës në Mesdhe dhe Detin Egje. Mediat greke bëjnë me dije se ky është një lajm që është bërë publik nga Ministria turke e Mbrojtjes dhe se marina do të nisin stërvitjen ushtarake “Atdheu Blu”. Në stërvitje do të marrin pjesë edhe forcat.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka zbuluar disa detaje nga takimet me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Në një intervistë në T7 ai tha se ishte surprizuar nga rezultati i fitores së tyre ndërsa vlerësoi zgjedhjet si të lira dhe të drejta. “Isha shumë i lumtur, shumë i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duket që ishin të.
Në Malin e Zi, Drejtoria e Policisë njoftoi të hënën rreth një operacioni të policisë kufitare që zbuloi, të dielën një mjet lundrues në liqenin e Shkodrës me tetë thasë të mbushur me 222 kilogramë marijuanë. Policia arrestoi dy persona ndaj të cilëve u ngritën kallëzime penale mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar.
Fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ndonëse nuk e ka caktuar si prioritet dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, thotë se ky dialog megjithatë duhet të ketë qasje të re. Në këtë qasje, ndër të tjera kërkohet edhe përfshirja e Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu tha për Radion Evropa e.
Në Shtetet e Bashkuara dy ekspertë me përvojë të politikës së jashtme dhe të Ballkanit, thanë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për të ardhmen e tyre dhe të rajonit. Komentet e tyre vijnë pasi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha pas fitores së partisë së tij, se bisedimet me Serbinë.
Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ose shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov, u arratis menjëherë pasi një gjykatë në Shkup kërkoi masën e arrestit shtëpiak para shpalljes së vendimit gjyqësor lidhur me një rast ku ai ishte njëri prej të akuzuarve. Policia maqedonase nuk ka mundur ta gjejë atë në hotelin luksoz “Marriot” në qendër të Shkupit, që është.
Tri viktima nga koronavirusi dhe 260 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 3.104 mostra të marra. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç). Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur sot që të shkohet në rinumërim të votave në 494 vendvotime. Në mbledhjen e sotme të KQZ , u vendos se këto vendvotime të shkojnë në rinumërim për disa arsye si gabime me vendosjen e votës, gabime me formularët e rezultateve të kandidatëve, apo precedentë të tillë kur kandidati ka më shumë.
Arrestohet dhe mbahet në qeli Drejtori i Teatrit Kombëtar grek, Dhimitris Lignadhis. Ai akuzohet për pedofili, një listë e gjatë akuzash del në dritë nga dita në ditë. Ministrja e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni ka deklaruar se “Lignadhis është një njeri mostër, mesa duket qenka tepër i rrezikshëm”. Regjisori dhe aktori i mirënjohur grek dyshohet të ketë përdhunuar në.