X

Përse heshtin ekspertët, ky parlament nuk mund të miratojë asgjë

Nga Artan Fuga/

Mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë në një seancë të zakonshme, vazhdimi normal i punëve të këtij institucioni anormal, pasi ke ftuar që shqiptarët të votojnë për deputetë të rinj është një tallje me ne qytetarët, një turp i paparë, një estradë, një karagjozllik i nivelit më mediokër që nuk e ka parë kurrë Shqipëria dhe Bota!

Logjikisht kur shqiptarët kanë votuar për të tjerë deputetë, ky Kuvend i turpit nuk mund të mbajë sovranitetin tonë. Ku janë gjoja ekspertët e Kushtetutës!

Por ku Kuvend i keqpërdorur deri në palcë këtë fat do të kishte. Por çfarë faji kemi ne qytetarët!

Si nuk ka kanë turp ata që u ka mbaruar mandati logjikisht dhe përsëri shkojnë votojnë ligje!

Asnjë ligj që është absurd nga ana e logjikes njerëzore nuk mund te jetë ligj i ligjshëm.

Asnjë ligj qe bie ndesh me parimet e kushtetutës, pra me sovranitetin e pacenuar dhe të pandashëm, nuk mund te jete i ligjshem. Nuk mund te zhvilloje seancat normalisht nje Kuvend pas zgjedhjes. Seanca te jashtëzakonshme ndofta!

Ndryshe, i hapim rrugë çmendurisë në ligj. Ka shkolla, juridike natyraliste, formaliste, të së drejtës natyrore për këtë. Partitë nuk mund të bëjnë ligje sipas kokës së tyre!

Mirë shumica që dihet si e ka përdhosur Kuvendin, por nuk kuptoj as opozitën si nuk e denoncoi njëherë deri tani këtë situatë që është krejtësisht jo kushtetuese!

Si është e mundur?!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
PSD dhe partitë e reja…

Nga Kastriot Islami 1. Ky shkrim s’pretendon të jetë një analizë, sepse këtë gjë duhet ta bëjnë vetë partitë politike...

Close