X

“Nuk kam ambicie për kryetar”, Bujar Nishani: PD ka nevojë për një hapje të madhe si shtëpi e lirisë

Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka folur lidhur me zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në “PolitikOn”, Nishani u shpreh se nuk ka ambicie për kryetar të PD-së, ndërsa këmbënguli se kryedemokrati Lulzim Basha duhet që të lërë postin.

Ai shtoi se PD ka nevojë për një hapje të madhe dhe të jetë një shtëpi e madhe e lirisë, dhe jo një pronë e kryetarit.

“Absolutisht që nuk kam ambicie për kryetar, sepse është një çështje dytësore.

Kauza ime është të shoh PD-në të madhe. Kjo fillon me një rritje të saj dhe me ndryshimin e statusit, kryesia dhe Këshilli kombëtar të jenë funksionalë dhe të mos quhet si një dhuratë, por të vijnë pas një gare në ndershme.

Kryetari i partisë nuk mund të jetë pronari i partisë, por duhet të imponojë respekt dhe autoritet.

Pra, PD ka nevojë për një hapje të madhe dhe të jetë një shtëpi e madhe e lirisë.

PD nuk mund të jetë më e besueshme me formulat dhe vizionet e 2015, por që do të marrë frerët e shtetit në vitin 2025, se ka lindur si një parti e frymës së lirisë,”-tha Nishani.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Policia në zi/ Ndahet nga jeta shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani

Është ndarë nga jeta shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani. Ai mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare....

Close