X

“Do t’i shkoj çështjes deri në fund”/ Adriatik Llalla mbërrin në GJKKO, ndjek nga afër seancën e radhës

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij.

Në seancën e 16 prillit të këtij viti, ku Llalla u paraqit për herë të parë edhe vetë, GJKKO pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar dhe që procesi të zhvillohej me procedurë të zakonshme, duke i dhënë kështu mundësinë që të paraqesë prova të reja.

“Do t’i shkoj çështjes deri në fund”, kështu u shpreh Llala para mediave.

Në fund të asaj seance, ish-kryeprokurori Llalla tha se do t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se do të jetë prezent për ë ndjekur vetë seancat.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Basha: 25 prilli masakër elektorale, përfundimi rrëzimi i regjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu uroi ditën e sotme mirëseardhjen trupave të NATO, që po zhvillojnë stërvitjen ushtarake...

Close