X

Deputetët mbajnë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, deputetët e pranishëm në sallë kanë mbajtur një minutë heshtje për humbjen e deputetit Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta për shkak të koronavirusit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi shprehu ngushëllimet për miqtë e familjarët e tij.

“Kemi humbur shokun tonë të mirë Bashkim Finon. Ne sot do ta kujtojmë si një koleg serioz, i duruar që përballonte më shumë seriozitet të gjitha situata e vështira.

Ne kemi humbur atë kur Shqipëria po fillonte të fitonte betejën me Covid-19. Ndaj të nderuar koleg ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje”, tha Hysi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Do t’i shkoj çështjes deri në fund”/ Adriatik Llalla mbërrin në GJKKO, ndjek nga afër seancën e radhës

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, për të marrë pjesë...

Close