X

COVID-19, Manastirliu: Gjatë javës do të mbërrijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit, tha se qeveria po angazhohet për sigurimin e dozave të tjera vaksinash.

Ajo theksoi se objektivi i parë i qeverisë ishte vaksinimi i 500 mijë personave, ndërsa tanimë objektivi është të vaksinohen një milionë persona.

Manastirliu nënvizoi se gjatë javës do të mbërrijnë në Shqipëri mbi 11 mijë doza të vaksinash Pfizer, ndërsa në total, deri më tani, Shqipëria ka në dispozicion 750 mijë doza vaksinash.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Deputetët mbajnë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, deputetët e pranishëm në sallë kanë mbajtur një minutë...

Close