X

Basha nuk njeh zgjedhjet, Rama: Humbësit fokusohen te fituesit, dora jonë mbetet e shtrirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili foli sërish sot për një masakër elektorale në zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij kanë si autor treshen Rama-Doshi-Rakipi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë zbulon “strategjinë” që do ndjekë me PD-në, ndërkohë që deklaron se ftesa e tij për PD-në dhe dora e shtrirë për bashkëpunim mbetet e vlefshme.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.

Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!”, thekson Rama.

Postimi i Ramës:

Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.

ta le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.

Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Jemi krenarë sot”, Haradinaj: FSK po merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Durrës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sot se “Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës”...

Close