X

Vildane Zeneli afrohet me aktorin pasanik Blerim Destani, afera që fshihet pas përfshirjes në biznesin e tij


Vildane Zeneli pothuajse çdo ditë komentohet në shtypin rozë për pozat seksi, për të rejat në karrierën si modele, por më e komentuara mbetet jeta private.

Në lidhje me jetën sentimentale, ajo e deklaroi veten single vetëm para pak muajsh. Me anë të një postimi në “Instagram”, u shpreh se nëse statusi i saj do të ndryshonte, një gjë është e sigurt: që nuk do ta bëjë publike.

Me sa duket, bërja publike e lidhjeve me apo pa dashje, është kthyer në fobi për personazhet e njohur, për faktin se pas kësaj diçka ndodh krejt papritur dhe lidhja merr fund.

Por ekzistojnë disa mënyra për të zbuluar detaje nga jeta në mënyrë indirekte dhe Vildane sapo e ka bërë diçka të tillë. Modelja që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një set fotosh, ku vë në dukje të brendshmet që janë të markës së veshjeve “Qunto 1981”, në pronësinë e aktorit të njohur Blerim Destani.

Vildane nuk i ka bërë tag aktorit, por burimet kanë filluar të flasin, duke thënë se përtej aferës së biznesit, fshihet një afrim i saj me artistin që jeton në Zvicër e që ka arritur të prekë Hollywood-in. Dihet që Blerimi udhëton shpesh drejt Amerikës, ku dhe mund të jetë takuar me Vildanen.

Ndërkohë, modelja është përfolur për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab. Sa për reperin, ata u fotografuan disa herë në përqafimin e njëri-tjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe. Në foton e fundit që media publikoi për ata të dy, nuk u bënë të qarta arsyet e takimit të tyre, nëse ajo po planifikonte të kishte ndonjë bashkëpunimin apo afërsia mes publikun.

Të shohim çfarë deklarate do bëjë për publikun në lidhje me Blerimin, i cili shënoi sukses të madh duke realizuar një film, ku luajti krah një prej aktorëve më të mëdhenj të Hollywood, Robert de Niros. Aktori shqiptar u shpreh se ishte kënaqësi dhe nder i madh të luante krah 77-vjeçarit, duke u shprehur se gjithmonë mund të mësohet diçka prej më të mirëve.

Ishte kënaqësi dhe nder të rri me këtë aktor të madh mes skenave. Ju gjithmonë mund të mësoni diçka nga një prej më të mirëve!”, shkroi ai krahas fotos ku pozoi me yllin e Hollywood. Më pas doli edhe trajleri i filmit “The Comeback Trail”, ku përveç De Niros protagonistë të këtij filmi janë edhe aktorët e mëdhenj: Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

Por përveç karrierës, Blerimi është djali i pashëm që përflitet dhe për pasurinë marramendëse të babait të tij Lazim Destani, që konkurron dhe pasurinë marramendëse të ish-Kryeministrit të Italisë.

Mediat italiane kanë theksuar faktin se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro, duke theksuar faktin se me këtë pasuri Destani mund të konkurrojë Berluskonin dhe se është shumë më i pasur se pronari aktual i AC Milanit, kinezi Yonghong Li, pasuria e të cilit vlerësohet në 500 milionë USD.

Ndërsa një prej vëllezërve të aktorit, Nazif Destani, është përfolur si shqiptari më i pasur në botë, pasi, sipas Forbes, pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë. Për faktin se ka edhe pamjen, edhe famën edhe pasurinë, Blerimi ka qenë gjithmonë i lakmuar nga femrat. Aktori i rritur në Gjermani, atje ku zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.

Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai. Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur./Panorama/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
‘Rrënjët e mia janë greke’, Anxhela Peristeri sqaron deklaratën e bujshme

Intervista e Anxhela Peristerit për “EPT1” në Greqi bëri bujë të madhe në media pasi aty ajo u shpreh se...

Close