X

Sot u hapën lokalet dhe restorantet, 134 vdekje dhe 2146 raste me COVID-19 për 48 orë në Greqi


Në dy ditët e fundit në Greqi janë shënuar 134 vdekje dhe 2146 raste të reja, ndërsa numri i pacientëve që janë në intubim ka shkuar në 797. Mosha mesatare e rasteve të reja është 44 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjeve është 78 vjeç.

Dje institucionet e shëndetësisë në Greqi nuk raportuan të dhënat për situatën nga COVID-19 për shkak të Pashkës. Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi ka shkuar në 348568, nga të cilat 51.3% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 36 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1253 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Me 134 fatalitetet e regjistruara në48 orët e fundit, që nga fillimi i epidemisë në total numri i viktimave ka shkuar në 10587. 95.4% e personave që kanë ndërruar jetë kishin sëmundje ose ishin 70 vjeç e lart.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 797, prej të cilëve 61.6% janë burra. Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç.  Sot në Greqi u hapën lokalet dhe restorantet, ndërsanë 14 maj sezoni turistik.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
62 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut dhe 25 jetë të humbura

62 raste të reja me Covid janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kanë ndërruar...

Close