X

Së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, por Orinda ka një lutje “të papritur” për Turin


Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ata pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë. Ndërsa para disa ditësh kanë zbuluar edhe gjininë e bebit që do të jetë një vajzë.

Mirëpo, së fundmi, Orinda ka postuar në Instastory një video, në të cilën shihet Turi i ulur në verandën e shtëpisë.

Ndryshe nga ç’mund të prisnim ajo ka një lutje për të, duke shkaktuar njëherazi plot të qeshura te fansat e çiftet.

“Lusim Zotin që sot të heq mjekrën”, ka shkruar moderatorja.

Ndërkohë të gjithë janë kuriozë se çfarë vendimi do të marrë Turi pas kësaj lutje publike. Gjithçka mbetet për t’u parë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Momente romantike në mesnatë, vajza e Niko Peleshit publikon videon nga makina me Romeon?

Aktori Romeo Veshaj dhe vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia janë tashmë një nga çiftet më të përfolur të showbizit...

Close