X

PS nis procedurën për shkarkimin e Presidentit, reagon Meta: Merruni me krimet zgjedhore jo me “shashka”

Ndërkohë që mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, ky i fundit ka reaguar, duke bërë thirrje që të mos merren me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore.

Meta shkruan në rrjetet sociale se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, duke apeluar që të bëhet administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

“Të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!

Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.

Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore”, shkruan Meta.

50 deputetë të parlamentit aktual kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në një dalje për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se kërkesa për shkarkimin e kreut të shtetit është bërë për shkak se para dhe gjatë fushatës elektorale, Presidenti Meta sipas tij “ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Kapja e 142 kg kokainë në Durrës, prokuroria mban nën përgjim tre persona të dyshuar

Prokuroria e Durrësit është duke vijuar hetimet për sasinë e 142 kg kokainë te kapur në Portin e Durresit. Për...

Close