X

Nënë për herë të parë, Orinda Huta pozon me barkun e rrumbullakosur


Pak javë më parë, Orinda Huta dhe Turjan Hysko konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Prej kohësh ata përfliteshin se po mirëpresin një fëmijë, dyshime të cilat lindën pas disa fotove që ndanë në rrjete sociale, ku shiheshin të përqafuar ndërsa Turi mbante duart tek barku i Orindës.

Ajo zbuloi gjininë e fëmijës në mënyrën më të bukur për 36 vjetorin e lindjes së Turit. Orinda publikoi një foto të tij, të cilën e shoqëroi me këngën  “Daddy Lessons”. Pjesa që përzgjodhi ishte pikërisht momenti ku dëgjohet të thuhet “Daddy’s little girl”, duke treguar kështu se janë në pritje të një vajze.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka realizuar disa foto ku shfaqet me barkun me rrumbullakosur. Orinda shihet e veshur me një fustan ngjyrë jeshile sportiv, që i vë në pah barkun.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Erdhe në kohë të vështira”, Kastro Zizo i preku të gjithë me fjalët dedikuar të birit

Sot është një ditë e veçantë në familjen e këngëtarit dhe moderatorit Kastro Zizo. Djali i tij i vogël, Dante...

Close