X

Moska sanksione ndaj tetë zyrtarëve të lartë europiane, Brukseli thërret ambasadorin e Rusisë në BE

Ambasadori i Rusisë në BE u thirr sot nga institucionet europiane pas vendimit të Moskës për të sanksionuar tetë zyrtarë të lartë europianë, përfshirë presidentin e Parlamentit Europian dhe një komisioner, njoftoi Komisioni Europian.

“Ambasadori u thirr dhe do të pritet nga sekretari i përgjithshëm i Komisionit Europian dhe shërbimi europian për veprime të jashtme”, deklaroi zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell.

Rusia ndaloi javën e kaluar hyrjen në territorin esaj të tetë zyrtarëve europianë, mes të cilëve presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, zëvendëspresidenten e Komisionit Vera Jourova, prokurorin e Berlinit, Jörg Raupach dhe deputetin francez, Jacques Maire, raportues special për helmimin e opozitarit, Alexeï Navalny në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APCE).

Bashkimi Europian dënon këtë vendim të njoftuar pas miratimit nga Parlamenti Europian të një rezolute që dënon veprimet e Rusisë dhe kërkon sanksione ekonomike dhe politike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Blindohet” Durrësi, qindra makineri lufte dhe ushtarë amerikanë zbarkojnë në port

Vazhdon zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane të luftës në portin e Durrësit. Këto mjete të rënda lufte vijnë në...

Close