X

Arben Imami paralajmëron: Nëse PD “mbyll qepenat” në këtë moment, mbaron misioni i partisë


Arben Imami, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka kërkuar sërish dorëheqjen e menjëhershme të Lulzim Bashës.

Sipas Imamit, nëse PD do të “mbyllë qepenat” në këtë moment, atëherë misioni i partisë mbaron.

Imami deklaroi gjithashtu se Sali Berisha, ka detyrim “moral dhe institucional” për t’u shprehur qartë në këto momente.

Pjesë nga biseda:

Arben Imami: Duhet vënë vetja në pozicionin e tjetrit. Pas zgjedhjeve të 2017, si kanë vajtur ngjarjet, unë kam pikëpamjen time. Mbas zgjedhjeve të dyta nuk ka më hapësirë. Nëse pas 2017, mund të kishte interpretime, nëse duhet larguar Basha, tani nuk ka. Unë nuk po them se si duhet të veprojë dikush. Po them opinionin tim. Në 2017 ka qenë situatë më e ndryshme, kanë qenë të njëjtat gabime, por PD nuk ka treguar ndonjë dashamirësi për demokracinë e brendshme. Kur të dy palët jane keq, përfiton ai i status quo.
Nëse Partia Demokratike do të ketë demokraci, bashkim, nëse thirren të gjithë njerëzit, të rinj të kulturuar, këto bëjnë frymë. Kur ka frymë nuk vidhen votat kaq kollaj. Del fryma mbi votat, siç doli në 2005.
I është shkaktuar një dëm shumë i madh Partisë Demokratike dhe të djathtës. Ai duhet të largohet.

Arjan Curri: Ata [Berisha dhe Basha] duan ta mbyllin e duan për vete…

Arben Imami: Nëse duan të mbyllin qepenat, po ta them unë çfarë rruge ka. Partia e mbyll misionin, në një situatë kur vendi nuk ka opozitë, do të krijohen mundësi të reja. Nëse PD do të mbyllë në këtë mënyrë një histori që e filloi në mënyrë të lavdishme, populli shqiptar është më i madh se PD apo PS…

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Humbja e Bashës/ Arben Imami: Sali Berisha ka detyrë morale ndaj partisë të shprehet qartë

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
A do të futet PD në parlament? Marku paralajmëron protesta: Populli do i nxjerrë nga zyrat si hajdutë!

Drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Lezhës Mark Marku ka deklaruar se ende nuk është vendosur nëse PD do...

Close