X

Arben Imami lë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike


Arben Imami ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për humbjen e zgjedhjeve nga opozita dhe ka kërkuar sërish dorëheqjen e Lulzim Bashës.

I pyetur disa herë, nëse ai do të jetë një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Imami e la të hapur këtë mundësi duke deklaruar se edhe ai “është një nga personalitetet në këtë grup”, duke i’u referuar personave që mund të garojnë për këtë post.

Imami tha gjithashtu, se lideri historik i partisë, Sali Berisha, ka “detyrim moral dhe institucional” të flasë hapur në këto momente.

Pjesë nga biseda: 

Arjan Curri: Do gjeneral lufta…

Arben Imami: Do ta gjejmë edhe gjeneralin edhe kapitenin.

Ylli Rakipi: Gati tha që do të dalë.

Arben Imami: Në grupin tonë ka disa personalitete të cilët mund ta bënin këtë gjë.

Ylli Rakipi: Përfshirë edhe ju?

Arben Imami: Padyshim që edhe unë jam një nga këta pesonalitete, por ka disa personalitete.

Ylli Rakipi: Padyshim edhe ju do të jeni aty.

Arben Imami: PD të reagojë parimisht për një njeri që ka humbur dy palë zgjedhje.

/TPZ.al/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Do t’iu nxjerrë populli si lecka, si hajdutë nga zyrat!” Mark Marku debaton ashpër me Maznikun: Do ta shikoni!

Kandidati fitues i PD-së në qarkun e Lezhës, Mark Marku, ka debatuar me tone të ashpra me nënkryetarin e bashkisë...

Close