X

Arben Imami akuza të forta ndaj Bashës: Kur shiten vendet e kandidatëve për deputetë, krijohen probleme serioze


Arben Imami ka bërë akuza të forta ndaj liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Indirekt, Imami ka lënë të kuptohet se vendet në listat e kandidatëve për deputetë janë shitur .

“Ne nuk menduam se Berisha ndante para me Fatos Nanon.

Nuk i ka shkuar askujt ndërmend dhe sigurisht nuk e bënte, të shiste vendet për kandidatë për deputetë. Kur shiten vendet për kandidatët për deputetë, cfarë mund të kërkohet përse shet voton një fshatar?

Është ky reputacion që nuk është krijuar rastësisht. Ja kanë thënë njerëzit edhe në zyrë, që ky është repucationi.

Si lind ky? Sepse sheh njerëz të panjohur dhe pa lidhje në listë. Njerëz që nuk kanë investuar në parti. Cili është mekanizmi që shkojnë atje?

Këtë e kanë kuptuar shqiptarët para nesh. Dy vitet e fundit i gjthë humori është me Lulzim Bashën. Ky është problem serioz”, tha Imami.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Humbja e Bashës/ Arben Imami: Sali Berisha ka detyrë morale ndaj partisë të shprehet qartë

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Grida Duma: Tri banda të Kavajës erdhën me ofertë te ne para zgjedhjeve

Grida Duma, kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike në Tiranë ka treguar publikisht se para zgjedhjeve ka pasur...

Close