X

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela kërkon hetimin e krimeve zgjedhore

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka kërkuar hetim të krimeve zgjedhore.

Mësohet se Çela i ka kërkuar prokurorëve që të intensifikojnë hetimet.

Kjo kërkesë e Çelës vjen pas akuzave dhe denoncimeve që PD dhe opozita kanë bërë, duke pretenduar për parregullsi.

Dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se është duke vazhduar ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Hetimi për parregullsitë në procesin zgjedhor është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.

Një ditë më parë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, kërkoi nga institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Ilir Beqaj nuk merr dot mandat në Shkodër: U përpoqa, por nuk ka mjaftuar

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk do të jetë në Kuvendin e ardhshëm. Beqaj nuk arriti të fitojë mandatin e...

Close