X

Presidentja e KE pret në takim Albin Kurtin: BE do të vijojë ta mbështesë Kosovën, i uroj suksese në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka pritur në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ky është takimi i parë mes Von der Leyen dhe Kurtit, teksa ajo i uron sukses në qeveri me avancimin e reformave, shtetin e së drejtës dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Kurti ndodhet për vizitë në Bruksel ku po takon zyrtarë të lartë të BE.

STATUSI NGA URSULA VON DER LEYEN

Takim i mirë i parë me Albin Kurtin.

I uroj qeverisë së tij suksese në avancimin e reformave në Kosovë, duke përfshirë në shtetin e së drejtës, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

BE do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, përfshirë vaksinat për të luftuar pandeminë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
SHBA, kontrollet ndaj Giulianit, reagon ish-Presidenti Trump

Ish Presidenti Donald Trump është vënë në mbrojtje të Rudy Giulianit, avokatit të tij personal, pasi hetuesit federalë ekzekutuan të...

Close