X

Krim brenda familjes, vëllai vret me thikë vëllanë në Dibër

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Dibrën, ku vëllai ka vrarë më thikë vëllanë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas mesnatës në Maqellare, ku 26-vjeçari me iniciale F.T në rrethana ende të paqarta ka qëlluar me thikë për vdekje vëllain e tij 23 vjeç.

“Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital”, thotë policia.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Bojaxhi: PD humbi kudo, nuk bindi qytetarët për një alternativë ndryshe

“PD humbi kudo”, kështu u shpreh sipërmarrësi Gjergj Bojaxhi lidhur me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga opozita. I...

Close