X

“Hakohet” numri i Ilir Metës, Presidenca kërkon falje dhe akuzon socialistët: Skandal, do të kërkojmë hetim ndërkombëtar

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat ka njoftuar se numri personal i Presidentit Ilir Meta është keqpërdorur duke u dërguar mesazhe fyese qytetarëve të ndryshëm. Tedi Blushi ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste duke thënë se janë ata që kanë orkestruar përdorimin e numri zyrtar personal të Ilir Metës për të dërguar këto mesazhe.

“Kanë treguar këto ditë mesazhe fyese dhe kërcënuese në drejtim të qytetarëve, Kanë për autor të gjithë ata që blenë dhe vodhën mandate dhe tani nuk po i gëzojnë dot. Kërkojmë ndjesë qytetarëve që gjoja kanë marrë mesazhe në emër të Presidentit. Ky është skandal i keqpërdorimit të numrit personal të Presidentit Ilir Meta. Nuk do guxonte askush të bënte akte të tilla. Që mund të vërë në në rrezik serioz akte të tilla edhe vendin

Falenderojmë ish-kryebashkiakun e Beratit Petrit Sinën, Leftër Maliqin dhe shumë të tjerë që na kanë informuar lidhur me këtë skandal. Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë për shqetësimet që ju janë krijuar nga mesazhe të tilla që kanë përgjegjës vetëm Rilindjen. Rrëmbeu të dhënat personale dhe po i keqpërdor. Kur guxojnë të keqpërdorin numrin personal të Presidentit të Republikës, imagjino ç’mund të bëjnë me të tjerët”, tha Blushi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kurti refuzoi takimin me Vuçiç, Haradinaj e përkrah: Duhet paraprakisht të dakordohen me Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkrahur vendimin eAlbin Kurtit për mos marrë pjesë në takimin e 11 majit me...

Close