X

Deklaroi se kishte marrë 200 mijë lekë për katër vota, policia e Lezhës shoqëron qytetarin, nisin hetimet

Menjëherë pas shfaqjeve te pamjeve filmike në rrjetet sociale të një qytetari nga Lezha, i cili ka deklaronte se kishte marrë para, 200 mijë lekë të vjetra për katër vota, dhe se këto para i kishte marrë nga policia, por pa specifikuar personat dhe vendin ku i ka marrë policia e Lezhës ka nisur hetimet.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka bërë shoqërimin në polici të shtetasit G.P.

Gjithashtu janë kryer verifikime në lidhje me identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këto pamje filmike. Shtetasi G.P. i shfaqur në video, sapo ishte kthyer nga puna në Malin e Zi, ku punon si punëtor sezonal. Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Votuan ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë/ Këta janë deputetët e “opozitës së re” që zhgënjyen në zgjedhje. Disa nuk morën as votat e familjarëve

Nard Ndoka, deputet prej disa legjislaturash dhe i njohur më shumë për batutat e tij, nuk do të jetë më...

Close