X

Albin Kurti vazhdon vizitën në Bruksel, sot do të takohet me sekretarin e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel, do të takohet sot me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kështu është bërë e ditur nga një njoftim i lëshuar në faqen zyrtare të NATO-s.

“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

Kurti gjatë ditës së djeshme është takuar me kryeministrin belg, Aleksander De Croo, pastaj me komisionarin e BE-së për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Janusz Wojciechoëski dhe komisionarin për Drejtësi, Didier Reynders dhe shumë krerë të tjerë të institucioneve të BE-së.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, FLASH, LAJME
Përfundon numërimi i votave për kandidatët në Shkodër, nga PS, Paulin Stërkaj më i votuari, kryeson Helidon Bushati nga PD

Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në Shkodër. Mësohet se nga PS-ja, me vota kryeson Paulin Sterkaj 7335, ndërsa...

Close