X

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Lulzim Basha oligark i PD, janë shumë emra që duan dorëheqjen e tij


Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Indrit Hoxha i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV teksa ka bërë një analizë të humbjeve të Partisë Demokratike me në krye Lulzim Bashën, deklaroi se në një situatë të tillë zgjidhja më e mirë do të ishte dorëheqja e tij.

Ndër të tjera ai deklaroi se kjo kërkesë krahas 10 emrave të bërë publikë deri tani janë edhe shumë të tjerë të cilët do të zbulohen në ditët në vijim.

Ai tha se Basha nuk ka bërë asgjë në favor të Partisë Demokratike gjatë këtyre zgjedhjeve, ndërsa e ka cilësuar si oligark, pasi ka marrë në dorë të gjitha pushtetet brenda PD.

“Çfarë bëri Basha për të ndaluar këtë që bëri. Asgjë në gjykimin tim. Unë di që asnjë nga ne nuk ka pasur një detyrë konkrete gjatë këtyre zgjedhjeve.

Unë kam punuar individualisht kam 4 netë që jam në KQZ për të mbrojtur votën e demokratëve por shumë element të tjerë të partisë nuk kanë pasur detyra konkrete.

Jemi mbledhur në një konferencë, Basha ka lexuar listën dhe ka thënë fitore dhe është larguar. Nuk ka pasur diskutim politik në Këshillin Kombëtar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur dhe asnjë anëtar nuk ka pasur të drejtë fjale dhe pas publikimit ka nisur fushata, ne e kemi mbështetur, por akti më i mirë tani është që ai të dorëhiqet.

Basha është kthyer në një oligark, ai brenda PD ka gjithë pushtet në dorë, ti hapi rrugën një procesi, një analize se çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje. Basha duhet të dorëhiqet dhe PD të kthehet në parti konservatore.

Ka shumë anëtarë të tjerë të PD, të këshillit Kombëtar, degësh etj të cilët do jenë publik në ditët në vazhdim që kërkojnë dorëheqjen e Bashës.

Presim që Nishani të mbledhë këshillin kombëtar të PD dhe të bëjmë një proces për strukturat e reja drejtuese.

Jo vetëm Basha, por edhe kryesia e këshillit kombëtar të dorëhiqet se vetëm kështu mund të dalim më të fortë dhe të bëhemi gati për një fitore nesër”, tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Zgjedhjet/ Ambasadori gjerman: Të trajtohen pa vonesë akuzat për shit-blerje votash, të gjitha partitë të kontribuojnë për integrimin

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, reagon për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Teksa vlerëson procesin zgjedhor...

Close