X

Bushati “masakron” Bashën: Duhet të largohet urgjent në shtëpinë e Hollandës, dështoi para shqiptarëve!


Gazetari Andi Bushati, i ftuar në Euronews Albania, ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike, sepse ka përgjegjësi që nuk ruajti votat. Bushati tha se Basha dështoi, pasi braktisi rrugën radikale dhe u zotua para shqiptarëve se do të mundte regjimin.

Bushati ishte mjaft i ashpër në fjalën e tij, duke e quajtur “qesharak” fjalimin e kreut të opozitës, ku ai nuk mbajti asnjë qëndrim. Në fund, Bushati e këshilloi Bashën të largohet drejt banesës së tij në Hollandë…

“Fjalimi i Bashës ishte qesharak.  Nuk ka lider në vend demokratik dhe normal që del pas zgjedhjeve dhe nuk mban qëndrim. Të thotë i njeh apo jo zgjedhjet. Do të jetë në parlament apo jo. Kur nuk i njeh zgjedhjet, do të hysh në parlament? Nuk dha përgjigje. A duhet të dorëhiqet? Padyshim që Basha duhet ta japë dorëheqjen. Një ditë më shumë në krye të PD është një ditë më shumë lolo në krye të PD-së.

Ai ka përgjegjësinë që i kishte premtuar shumicës së shqiptarëve, se do ti ruante zgjedhjet.

Kur ne e kemi kritikuar në 14 janarin e para dy viteve, që nuk mund të ulesh në tryezë me hajdutët, ai thoshte nuk jemi parti revolucionare. Sot erdhi në të njëjtën pike.

Nuk mund të lësh parlamentin dhe zgjedhjet dhe të thuash Rama nuk mundet me votë, pastaj të shkosh si cjapi tek kasapi, të thuash Rama mundet me votë.

Basha më duket si një roje i pafajshëm magazine, që i kanë vjedhur magazinën. Edhe kur nuk ke faj që ta kanë vjedhur, ikën në shtëpi. Basha ka thënë do të garantojmë përmbysjen e regjimit. Lulzim Basha mori përsipër një detyrë të vështirë, do të ruaj votat. Dështoi, të shkojë në shtëpi. S’ka bërë faj, por nuk ka mbajtur premtimin që dha përpara shqiptarëve. Po të isha unë do të shkoja në shtëpinë e Hollandës jo të Tiranës.

Mbaroi misioni i Bashës në Shqipëri. Qe një fjalim qesharak. Basha duhet të ikë, pavarësisht se votat janë vjedhur, duhet të ikë se nuk i ruajti dot!”, deklaroi Bushati.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/