X

Vuçiç: Shqiptarët duhet të bien dakord për një kompromis të caktuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik përmes një video-konference rreth situatës në lidhje me pandeminë COVID-19, si dhe për çështjet rajonale dhe përparësive të politikës së jashtme të vendit.

Duke folur për situatën në Kosovë, ai tha se të dy palët duhet të përmbushin atë që u nënshkrua në Bruksel.

“Ju nuk dëgjoni ndonjë shantazh nga Beogradi. Ne nuk kërcënojmë me kompensim lufte dhe procese gjyqësore, por dëgjojmë që çdo ditë nga Prishtina dhe nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara dhe BE”, tha ai.

Kreu i shtetit serb deklaroi se “jo të gjithë mund të marrin gjithçka” dhe se është e nevojshme që shqiptarët të bien dakord për një kompromis të caktuar.

Duke folur për “Mini-Shengenin”, Vuçiç thotë se i është mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen e idesë më shumë sesa vendet evropiane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/